• |
ide | kryesore

F1 Monaco/ Hamilton i pari, Ferrari katastrofë: Leclerc akuzon skuderinë “jam i zhgënjyer”

F1, Sport



Lewis Hamilton do të niset nga pole position në GP të Monaco. Britaniku i Mercedes ka dhënë gjithcka në provën e fundit të Q3, duke kronometruar një kohë të jashtëzakonshme 1’10”166 e duke lënë pas shokun e skuderisë Bottas (+ 0”086), për vijën e parë të katërt radhazi të gjithën Mercedes. I treti Max Verstappen me Red Bull (+ 0”475), shumë keq ndërkohë Ferrari: Vettel do të niset i 4°, Leclerc i 16° pas një amullie në Q1.

Të pandalshme Shigjetat e Argjendta: Lewis ka marrë vendin e parë përpara Bottas, me një xhiro perfekte, në të cilën u duk se dëshironte të tregonte hierakitë e brendshme të skuadrës e rolin e tij si ‘poleman’ më i mirë i historisë së F1 (85). Valtteri duhet të kënaqet me vendin e dytë, edhe për shkak të një gabimi dhe pak trafiku në sprintin e fundit, por është edhe njëherë një monolog për skuadrën e Brackley. Verstappen nuk mund të bëntë më shumë se vendi i tretë, duke konfirmuar krizën totale të Ferrari: performance e nervash.

Vettel mund të ngushëllohet me veendin e katërt, por i 16 i Leclerc është një zhgënjim i madh: dicka shkoi keq për pilotin në kualifikueset e GP të Monaco: “Nuk e di përse nuk më kthyen në pistë – ka komentuar piloti i Ferrari -, nuk mund ti lejojmë vetes të mbetemi jashtë në Q1. Cfarë ndodhi në box Ferrari? I kërkova disa herë nëse ishin të sigurtë se do tia dilnim, por nuk mora përgjigje, pastaj më thanë që kishim mundësi të mbeteshim brenda, por një minutë nga fundi e kuptuan se nuk ia dilnim dot. Jam shumë i zhgënjyer”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *