• |
ide | kryesore

Tronditet bota e motorëve: humb jetën piloti, thyen tetë brinjë i ati i Dovizioso

Sport



Tragjedi në cirkuitin e motocross të Cavallara, në Mondavio gjatë provave të Kampionatit Italian Senior të Motocross. Piloti Raffaele Mazzola, 59 vjec, humbi jetën: motori i doli nga kontrolli gjatë një kërcimi, ndërsa ra keq përtokë, duke u shtypur më pas nga pilotët e tjerë që vinin pas tij. Mes tyre edhe i ati i Andrea Dovizioso, Antonio, që gjatë incidentit pësoi frakturë të tetë brinjëve.

Incidenti ndodhi të shtunën në mbrëmje, por Federata italiani e Motorciklizmit e bëri publik vetëm sot. “Incident i rëndë në Cavallara në provën e katërt të kampionatit italian senior të motorcross. Në xhiron e parë, piloti Raffaele Mazzola u rrëzua gjatë një kërcimi. Pavarësisht tentativa të shumta për ta rianimuar, Raffaele Mazzola humbi jetën”. Gjatë incidentit edhe i ati i pilotit të Moto GP, Dovizioso, ka pësuar frakturën e tetë brinjëve: asgjë me rrezik, por duke qenë se prekin mushkëritë mjekët po e mbajnë nën kontroll situatën në nivel polmonar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *