• |
ide | kryesore

Romagnoli fut në telashe Milan: mbrojtësi e heq veten nga merkato, topi i kalon shoqërisë

Sport



Pas emocioneve të kampionatit që sapo u mbyll, tifozët kuqezinj duhet të bëjnë llogaritë me zhgënjimin për mungesën e kualifikimit në Champions League por mbi të gjitha me merkaton e verës, kur klubi i Via Aldo Rossi mund të jetë i detyruar për ndonjë sakrificë të madhe. Të dhënat kryesore të cojnë të mendosh për Alessio Romagnoli e Gigio Donnarumma, dy të rinj me të cilët Milan mund të realizojë një plusvalencë të rëndësishme, por mbrojtësi, si një kapiten i vërtetë, largon zërat që e shohin mes lojtarëve të larguar e siguron tifozët përmes një postimi në Instagram.

“Mbetet hidhërimi për një finale që mund të ishte ndryshe – ka shkruar mbrojtësi i ardhur në verën e 2015 – Cdo sezon, cdo ndeshje të mëson dicka. Rinisim nga këto 68 pikë e nga ky vend i pestë për tu përmirësuar vitin e ardhshëm. Faleminderit të gjithë tifozëve që këtë vit kanë mbushur San Siro e janë ndjerë for në transfertë. Tani dy ndeshje në Kombëtare për të mbyllur në mënyrën më të mirë sezonin… do të shihemi në korrik AC Milan”.

Vullneti i Romagnoli është i qartë, tani topi i kalon shoqërisë. Nëse nevojat e bilancit duhet të prevalojnë, mund edhe të bëjë gati valixhet, por si e shpreh vetë mbrojtësi pas ndeshjes me Spal “këto janë gjëra ku duhet pyetur shoqëria”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *