• |
ide | kryesore

Trump: Nuk duam ndryshimin e regjimit në Iran, por heqjen e armëve bërthamore

Planet



Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i cili ndodhet për vizitë në Japoni, tha se Uashingtoni nuk dëshiron ndryshimin e regjimit në Iran, por një “Iran pa armë bërthamore”.

“Mendoj se do të bëjmë marrëveshje me Teheranin”, tha Trump, pas bisedimeve me kryeministrin e Japonisë, Shinzo Abe, në Tokio.

Marrëdhëniet midis Teheranit dhe Uashingtonit janë përkeqësuar që në momentin kur Irani, një vit më parë, u tërhoq nga një marrëveshja bërthamore mes saj dhe gjashtë fuqive botërore. Me këtë marrëveshje, që është arritur në vitin 2015, Irani ka kufizuar programin e tij bërthamor, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ekonomike ndërkombëtare.

Por, që kur ka dalë nga marrëveshja, Uashingtoni ka rivendosur sanksione kundër Iranit, ka përshkallëzuar retorikën e tij dhe ka rritur praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, duke shkaktuar shqetësime për një konflikt të mundshëm ushtarak me Republikën Islamike. “Unë besoj se Irani do të dëshirojë të flasë dhe nëse dëshiron, ne do të dëshirojmë po ashtu”, tha Trump për gazetarët në Tokio. “Unë nuk dua ta lëndoj Iranin. Dua t’i them: Jo armë bërthamore. Kemi mjaft probleme në këtë botë me armët bërthamore. Jo armëve bërthamore për Iranin”, tha Trump.

Shtetet e Bashkuara dyshojnë se Irani po punon fshehurazi në krijimin e armës atomike dhe kërkojnë negocimin e një marrëveshjeje më të gjerë për kontrollin e armëve. Irani i hedh poshtë këto akuza dhe deri më tani nuk është shprehur i gatshëm për bisedime.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *