• |
ide | kryesore

Himarë/ Vodhën një supermarket, arrestohen në flagrancë 2 të rinj

Lajme, Të fundit



Policia e Himarës ka vënë në pranga 2 persona, të cilët akuzohen për vjedhje në bashkëpunim dhe për zotërim të lëndëve narkotike. Të ndaluarit janë shtetasit me iniciale A.O., 15 vjeç dhe R.B., 18 vjeç, banues në Librazhd, të cilët u kapën në flagrancë teksa po vidhnin marketin e e shtetasit V.L. në Himarë. Si rezultat i kontrollit fizik të ushtruar nga forcat policore, dy të rinjve iu gjetën 3 doza lëndë narkotike e dyshuar të jetë e llojit “cannabis sattiva”.

Ndërkohë, Policia e Sarandës ka arrestuar në flagrancë shtetasin Ll.I., 19 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 7 doza lëndë narkotike “cannabis sattiva”.

Materialet proceduriale i kanë kaluar Prokurorive përkatëse, për ndjekjen e veprimeve të mëtejshme mbi veprat penale “Vjedhje në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *