• |
ide | kryesore

U arrestua gjatë aksionit në veri të Kosovës, lirohet punonjësi rus i UNMIK-ut

Planet



Institucionet e Drejtësisë në Kosovë kanë liruar shtetasin rus, Mihajl Krasnoshchenkov, i cili u arrestua nga forcat policore gjatë një aksioni të ndërmarrë ditën e sotme në veri të vendit. Prokurori Special i Kosovës, Sylë Hoxha, ka konfirmuar se zyrtari i misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK-ut, është liruar pasi gëzon imunitet diplomatik dhe për rrjedhojë nuk mund të mbahet apo ndalohet në polici.

Lidhur me arrestimin e Krasnoshchenkov-it, ka reaguar edhe ambasada e Rusisë në Serbi përmes një deklarate publike ku kërkohej lirimi i menjëhershëm i shtetasit rus. “Ne kërkojmë lirimin e menjëhershëm të shtetasit rus dhe që përgjegjësit për këtë incident flagrant të merren në përgjegjësi.”- citohen punonjësit diplomatikë të ambasadës ruse.

Në mënyrë të njëjtë, edhe UNMIK-u ka kërkuar lirimin e zyrtarit të këtij misioni, si dhe të një punonjësi lokal, të ndaluar gjatë operacionit policor. Aksioni i Policisë së Kosovës për luftimin e krimit dhe të kontrabandës, u shtri në jug dhe në veri të Mitrovicës.

Si rezultat i aksionit, janë arrestuar mbi 30 zyrtarë policie, kryesisht  të kombësisë serbe dhe boshnjake, të cilët dyshohen si persona të përfshirë në rrjete të krimit të organizuar, si edhe për kundravajtje penale për veprat: “Kontrabandim me Mallra”, “Keqpërdorim i Pozitës Zyrtare”, “Dhënie e Ryshfetit”, “Tregti e Ndaluar” etj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *