• |
ide | kryesore

Sherr me armë mes krushqive, arrestohen dy persona në Kamëz

Lajme



Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 Kamëz, Tiranë, kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti midis dy familjeve në lagjen Valias i Ri, të cilat ishin në lidhje krushqie me njëra-tjetrën. Në deklaratën e lëshuar për shtyp, Policia bën me dije se për ngjarjen në fjalë ka arrestuar në flagrancë shtetasin me iniciale M.V., 61 vjeç, i cili ka ushtuar dhunë fizike dhe ka plagosur lehtë me tytën e një pistolete, vëllain e dhëndrit, shtetasin N.D., 43 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Po ashtu, është vënë në pranga shtetasi A.D., 40 vjeç, i cili dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes. Në të njëjtën kohë, janë ndaluar shtetasit S.V., 63 vjeç, banues në Kamëz, për veprën penale ”Plagosje e lehte me dashje” dhe shtetasi SH.V., 28 vjeç, banues në Valias, për veprat penale “Plagosja rëndë me dashje” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Ndërkohë, janë shpallur në kërkim 4 shtetasit e tjerë: A.V., D.V., S.N. dhe N.D.

Forcat policore kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me katër fishekë. Materialet proceduriale i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, për ndjekjen e veprimeve të mëtejshme mbi veprat penale të lartpërmendura.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *