• |
ide | kryesore

Sondazhi i IPR/ Shqiptarët: Jo zgjedhje pa opozitën!

Lajme, Të fundit



RTV Ora në bashkëpunim me IPR Marketing sjell rezultatet e sondazhit të dytë në nivel kombëtar për këtë vit. Një nga pyetjet ka qenë: “Sipas jush, mazhoranca duhet të hyjë në zgjedhjet lokale, pavarësisht mospjesëmarrjes së opozitës?”

47.4% e shqiptarëve janë të mendimit se mazhoranca nuk duhet të hyjë në zgjedhje pa opozitën. 38.6% thonë se janë mazhoranca duhet të hyjë në zgjedhje, pavarësisht mospjesëmarrjes së opozitës. Ndërsa 14% thonë se “nuk e dinë”.

Por 2 mijë të pyeturit e këtij sondazhi kanë dhënë edhe një përgjigje për vendimin e opozitës për të mos hyrë në zgjedhje.
52.9% e shqiptarëve thonë se janë kundër vendimin të opozitës për të mos marrë pjesë në zgjedhje.

Ndërsa 37.6% e të anketuarve janë përgjigjur se janë dakord me vendimin e opozitës. 9.5% janë përgjigjur “nuk e di”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *