• |
ide | kryesore

Ashton Kutcher, në telashe për vrasjen e shoqes së tij

Paparazzi, Slider



Ashton Kutcher mund te akuzohet për vrasjen e shoqes së tij, pasi ka lënë shenjat e gishtërinjve në shtëpinë e saj.

Aktori dëshmoi në seancën gjyqësore ku Michael Gargiulo akuzohet për vrasjen e Ashley Ellerin, më 21 shkurt 2001. Kutcher kishte planifikuar të darkonte me Ellerin, 22 vjeçe, por ajo nuk u paraqit në lokal, pasi ishte vrarë me 47 goditje thike, në shtëpinë e saj, ndërsa bëhej gati për të dalë. “People” shkroi se gjykata dëgjoi se si Ashton foli me Ellerin në telefon më 20:24, por ajo ishte vrarë pak më pas.

Kutcher i kishte telefonuar sërish më vonë, por kur nuk iu përgjigj, ai kaloi nga shtëpia e saj dhe trokiti në derë. Sipas, aktorit, kjo ishte koha kur Ashton kishte lënë shenjat e tij të gishtërinjve, pa pasur dijeni se në atë shtëpi kishte ndodhur një krim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *