• |
ide | kryesore

Zelensky, telefonatë me Mila Kunis dhe Ashton Kutcher për 31 milionë euro për Ukrainën

-Instant, Paparazzi, Slider



Presidenti Volodymyr Zelensky lavdëroi Mila Kunis dhe Ashton Kutcher për grumbullimin e rreth 35 milionë dollarëve (mbi 31 milionë euro) për të mbështetur refugjatët që ikin nga Ukraina e shkatërruar nga lufta.

Presidenti 44-vjeçar ukrainas zhvilloi një video-telefonatë me çiftin e famshëm të dielën (20 mars) për të diskutuar punën e tyre, pasi numri i refugjatëve ukrainas u rrit në 3.2 milionë, sipas të dhënave më të fundit të Kombeve të Bashkuara. Kutcher, 44 vjeç, dhe Kunis, 38, e cila ka lindur në Chernivtsi të Ukrainë, nisën një GoFundMe më 3 mars për të financuar kompanitë me bazë në San Francisko Flexport dhe Airbnb.

Flexport është një kompani transporti mallrash që sjell furnizime për refugjatët në të gjithë Evropën, ndërsa Airbnb po u siguron atyre strehim afatshkurtër falas. Presidenti shkroi në Twitter fjalë lavdërimi për çiftin, duke shkruar se ata ishin “ndër të parët që iu përgjigjën pikëllimit tonë”. “Ata kanë mbledhur tashmë afër 35 milionë dollarë dhe po i dërgojnë ato në Flexport dhe Airbnb për të ndihmuar refugjatët”, vazhdoi të thotë ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *