• |
ide | kryesore

Ukrainë/ Parlamenti voton kundër dorëheqjes së kryeministrit Groysman

Planet



Parlamenti i Ukrainës (Rada) ka votuar në shumicë kundër dorëheqjes së kryeministrit të vendit, Vladimir Groysman-it. Dorëheqja e kreut të qeverisë u përkrah nga vetëm 97 deputetë, ndërkohë që nevojitej aprovimi i të paktën 226 prej tyre. Në këto rrethana, qeveria aktuale do të vazhdojë të kryejë detyrat e ekzekutive deri në zhvillimin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, të parashikuara për t’u mbajtur me datë 21 korrik.

Ky votim erdhi pasi presidenti i porsazgjedhur, Volodymyr Zelensky gjatë ceremonisë së betimit procedurial të mbajtur më datë 20 maj, njoftoi shpërndarjen e Parlamentit duke shpallur kësisoj zgjedhjet e parakohshme. Me qëllim ripërtëritjen e imazhit politik në prag të votimeve, partia “Çelësi për unitet dhe fitore” e udhëhequr nga ish-presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, ka ndryshuar emrin dhe do të njihet këtej e tutje si “Solidariteti Evropian”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *