• |
ide | kryesore

WikiLeaks: Julian Assange mezi flet, zhvendoset në spitalin e burgut

Planet



Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange është zhvendosur në spitalin e Burgut ‘Belmarsh’ në Britaninë e Madhe, i shqetësuar rreth shëndetit të tij, pas thashethemeve për ekstradim drejt SHBA-ve.

Shëndeti i Assange është përkeqësuar ndjeshëm përgjatë 7 viteve që kaloi në ambasadën e ekitorit në Londër dhe filloi të përkeqësohej akoma edhe më shumë gjatë 7 javëve që kaloi në Belmarsh, deklaroi WikiLeaks në një njoftim të mërkurën.  Në njoftim gjithashtu bëhet me dije se themeluesi i WikiLeaks, Assange ka rënë shumë peshë dhe mezi flet me avokatin e tij.

“Situata shëndetësore e Assange ishte aq keq sa nuk arrihej të zhvillohej një bisedë normale me të” – u tha reporterëve avokati i tij, Per Samuelson, pas vizitës në Belmarsh.

View image on Twitter



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *