• |
ide | kryesore

Juventus, Sarri takon Chelsea: me 6-7 milionë mund të lirohet

Sport



Dita kur Inter ka lajmëruar zyrtarisht Antonio Conte si trajnerin e ri, mund të jetë vendimtare edhe për stolin e Juventus. Favoriti i madh është Maurizio Sarri, i cili pasi ka fituar Europa League në orët që vijnë do të takohet me drejtuesit e Chelsea për të përcaktuar të ardhmen e tij. Në shtëpinë bardhezi ka shumë besim, nxitur nga fakti që Fali Ramadani (ndërmjetës në negociatat që sollën 60-vjeçarin te Blutë) ka arritur një mirëkuptim maksimal me të superfuqishmen Marina Granovskaia: klubi anglez nuk do t’i fusë shkopinj nën rrota bardhezinjve dhe Sarrit (i cili ka edhe dy vite kontratë) në këmbim të një shifre të barabartë me 6-7 milionë euro. Fjala e funit, në fakt, i takon Abramovich.

Do t’i takojë pronarit rus t’i japë udhë të lirë përfundimisht, lëvizje e nevojshme për të zhbllokuar një operacion tejet të nxehtë prej ditësh: Sarri do ta takojë në shoqëri të Alessandro Pellegrini, agjentit të tij që ka mbërritur në Londër të enjten dhe me të cilin ka darkuar për të përgatitur sa më mirë takimin me drejtuesit e Bluve.

Përtej surprizave, e ardhmja e Maurizio Sarri do të jetë bardhezi, por nëse “Zonja e Vjetër” nuk do të ishte entuziaste për të paguar shifrën çliruese prej 6-7 milionë euroshs Chelsea, shkruan Tuttosport, të dyja klubet mund të gjejnë një kompromis me blerjen e mundshme të Emerson Palmieri nga Juventus për një shifër 25-30 milionë euro. Një operacion i ngjashëm me atë të vitit të kaluar për Jorginho, një lloj “takse” e paguar nga Chelsea për Napoli për trajnerin toskan.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *