• |
ide | kryesore

Kupa e Shqipërisë/ Gjoka nuk heq dorë nga trofeu: “Gjici më ka thënë…”

Sport



Trofeu i Kupës së Shqipërisë është ai që shpëton sezonin e Kukësit dhe që justifikon ardhjen e Ernest Gjokës në pankinë. Vendi i dytë ishte detyrim, ndërsa trofeu është vendimtar për skuadrën dhe teknikun, që në konferencën për shtyp, një ditë para finales me Tiranën, nuk ka ngurruar të shprehë ambicjen. Veri lindorët janë grumbulluar prej dy ditësh në Elbasan, me inisiativë të teknikut që kërkon përqendrim maksimal për këtë finale. Tekniku vlerësion kundërshtarin, por ka bindjen se skuadra që drejton ka potencialin për të triumfuar: “Tirana është një kundërshtar i vështirë, sepse vetë historia flet për ta – sqaroi tekniku – dhe kur përballesh me skuadra të tilla ndeshja bëhet vetvetiu e komplikuar. Kukësi është skuadër që projektohet për të fituar dhe Kupa është obligim për lojtarët dhe trajnerin. Ndaj duhet të tregohemi të etur për të fituar trofeun”

Për Gjokën në fakt paraqitet një situatë e ngjashme me atë të vitit që drejtoi Kukësin drejt titullit kampion dhe u shkarkua pas eleminimit në raundin e parë të Champions. Zërat për një lëvizje në pankinën kuksiane, megjithatë nuk e shqetësojnë teknikun kryeqytetas që është shprehur se ka marrë garanci nga presidenti Gjici: “Puna e trajnerit kështu është – tha Gjoka në konferencë – duhet ta mbajë valixhen afër dhe unë e kam me vete. Jam mësuar me të tillë presion dhe jam i bindur se nuk do të ketë asnjë problem sido të shkojnë gjërat. Presidenti Gjici ka reguar mbi këtë cështje dhe më ka dhënë garanci”

Finalja e kupës do të luhet të dielën në “Elbasan Arena” në orën 19:00. Për Kukësin është një ndeshje shumë e rëndësishme, jo për Europën, sepse atë e ka të marrë edhe përmes kampionatit, por për të dalë nga një sezon me investime të mëdha me një trofe.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *