• |
ide | kryesore

Vazhdon “odiseja” e autostradës Tiranë-Elbasan, makinat qarkullojnë vetëm me një korsi

Lajme



Punimet në autostradën Tiranë-Elbasan vijojnë ende, duke tejkaluar afatin e fundit të parashikuar për përfundimin e ndërtimit të aksit në mes të muajit maj. Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), vonesat për hapjen e plotë të të dyja korsive të autostradës, kanë ndodhur për arsye teknike, siç është p.sh. shtrimi i asfaltit, që është shtyrë si pasojë e motit me reshje të shumta. Ndërkohë, ARRSH-ja bën me dije se në terren po punohet me intensitet dhe se hapja e autostradës do të bëhet së afërmi.

Ndërtimi i autostradës Tiranë-Elbasan ka nisur që në vitin 2011 dhe kohëzgjatja e punimeve ishte parashikuar të përmbyllej në pak vjet. Në vitin 2013, qeveria Berisha inauguroi vetëm çeljen e Tunelit të Kërrabës. Për shkak rritjes së kostove, punimet u ndërprenë, ndërkohë që në vitin 2014, një shembje në afërsi të Ibës, ngadalësoi edhe më tej ritmin e ndërtimit.

Ndërsa, në vitin 2016, qeveria Rama mori një tjetër borxh shtesë. Në këtë mënyrë, kostot janë rritur në përpjestim të drejtë me shtyrjen e punimeve. 7 vjet më pare, autostrada Tiranë-Elbasan u tenderua me 300 milionë dollarë, ndërkohë që në ditët që flasim ka arritur një vlerë rreth 425 milionë dollarë për 31 kilometra.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *