• |
ide | kryesore

Alarmi/ Xhandarmëria serbe futet 8 km në brendësi të Kosovës

Lajme, Të fundit



Xhandarmëria serbe ka vazhduar provokimet ndaj Kosovës. RTK raportoi se ditë më parë, më 31 maj të këtij vitit në fshatrat e thella të malësisë së Kamenicës një ekip prej katër pjesëtarë kufitarë nga xhandarmëria serbe janë futur në territorin e Kosovës duke lëvizur rreth 8 kilometra.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Svircë të Kamenicës. Pjesëtarët e xhandarmërisë serbe janë futur në një rrugë malore afër pikës kufitare në ‘Kapi’ rrugë e cila të çon në fshatin Svircë dhe ka lidhje me fshatin Sjarinë në Serbi.

Xhandarët serbë kanë lëvizur nëpër territorin e Kosovës më shumë se tetë kilometra, derisa kjo rrugë gjendet rreth dy kilometra vijë ajrore brenda territorit të Kosovës.

Xhandarmeria SerbeGjatë lëvizjes së tyre nëpër territorin e Kosovës, nuk ka pasur ndonjë akses ose ndonjë ndalesë të qytetarëve të cilët posedojnë ferma në atë rajon ose merren me prerje të pyjeve, por banorët janë shqetësuar nga veprimi i xhandarmërisë serbe. Ky është një provokim i radhës i shtetit serb ndaj shtetit të Kosovës, pasi kjo nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *