• |
ide | kryesore

PD ‘kërcënon’ pas djegies së makinave të kryetares: S’harrojmë, as falim

Lajme, Të fundit



Partia Demokratike ka reaguar ashpër pas ngjarjes së rëndë në Ulëz të Matit, ku iu dogjën dy makina, kryetares së degës së PD, Gjelina Kalthi.

PD thotë se as nuk do ta harrojnë e as do ta falin dhe se arsyeja e krimit është pjesëmarrja e familjes Kalthi në protestë dhe transportimi i protestuesve me këto dy makina.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE
Mesnatën e mbrëmshme, bandat e Edi Ramës në Ulëz të Matit kanë djegur dy makinat e kryetares së strukturës së PD në Ulëz, znj Gjelina Kalthi. Asnjë problem teknik, asnjë konflikt nuk ka patur familja e znj. Kalthi me askënd në Ulëz.

I vetmi shkak i këtij sulmi banditesk është fakti se me këto dy makina, familja Kalthi ka ardhur në Tiranë për të marrë pjesë në protestë, duke shoqëruar edhe qindra qytetarë të tjerë protestues nga Ulza.

Postblloqet policore në rrethin e Matit kanë identifikuar makinat si “transportuese” të protestuesve nga Mati në Tiranë dhe mbrëmë, në mes të natës, si hajdutë e banditë, kanë realizuar aktin kriminal.

PD dënon ashpërsisht këtë akt qartësisht politik dhe banditesk. Ai është një akt që as do ta harrojmë, as do ta falim. Një ditë, në këtë vend drejtësia do të vendoset dhe para drejtësisë, me Edi Ramën, do të vendosen dhe bandat e banditët që realizojnë akte të tilla, që synojnë intimidimin dhe frikësimin e kundërshtarëve politikë të regjimit kriminal të Edi Ramës.

Bandat e Edi Rames, betejën me demokratët e qytetarët e Matit e kanë të humbur. Familja Kalthi, bashkë me qytetarët e tjerë të Ulzës, do të jenë edhe nesër në protestë, para kryeministrisë, në orën 19.00

Malësorët e Matit nuk i nënshtroi dot Enver Hoxha, ata nuk do t’i nënshtrojnë dot as banditët e drogës e të hashashit, në shërbim të kryeministrit ilegjitim të Avdylajve.



4 Comments

  1. Bada e ridhierjes eshte si nje autobus me goma te rena dhe me nje shofer kufom qe ka vdekur ne timon
    Shqiparet duhet ta pastrojen rrugen na keto mbeturina

  2. Digj makina sa te duash o kryeministes i abdylit dhe i habilaj dhe ilegjitim….. populli e ka filluar revolucionin. Do jete si tornado qe do perpije ca ti dali para. Pd ja kujdes makinat deri ne zhdukjen e ketij kryeministri te lidhur kok e kemb me krimvin….

  3. Negociatat nuk hapen, morali ka vdek komplet pas pergjimeve. E vetmja rruge eshte dhuna dhe kercenimi. Tani bandat do futen ne pune seriozisht, jo me si seksesere votash, por si patrulla sulmi dhe mbrojtje per qeverine.
    Ky eshte momenti me i rrezikshem i Shqiperise ne keto 20 vjet. Nuk eshte cudi qe te perdoren armet nga policia te shtunen. Nuk ka mbetur me asnje arsye per te ruajtur masken dhe fasaden.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *