• |
ide | kryesore

Ndryshimet e premtuara të Reja dhe detyrimi i fitores me Moldavinë: ja si shkojnë në Elbasan Arena kuqezinjtë

F1, Sport



Pasi kaloi debutimi, Shqipëria e Edy Reja kërkon tashmë fitoren e parë në fushatën kualifikuese të Euro 2020. Transferta e Islandës ishte një test, që vërtetë u humb, por tregoi edhe shumë aspekte pozitive, që nën drejtimin e Christian Panucci kombëtarja i kishte humbur. Mangësitë u shfaqën përsëri, më fort në rastin e golit të pësuar nga Gudmundsson, por edhe në një mesfushë pa këmbë të mira, ku vetëm fiziciteti nuk mjafton, sidomos ndaj një skuadre si islandezët që atë e ka armën më të fortë…

Në këtë pikë në orën 20.45 kur kuqezinjtë të zbresin në Elbasan Arena kundër Moldavisë, për ndeshjen e katërt kualifikuese, dicka duhet të ndryshojë dhe këtë Reja e di. 73 vjecari në konferencën për shtyp e la të kuptohet se do të ndryshojë lojtarë për të përshtatur edhe më mirë 3-5-2 e tij, edhe për të freskuar disi 11-shen nga lodhja fizike e tre ditëve më parë.

Mbrojtja është e paprekshme, por mesfusha ka nevojë për energji. Hysaj vështirë se mund të qendrojë në pankinë, por po ashtu edhe Roshi në një dualitet që për momentin është në favor të shkodranit. Në krahun tjetër Aliji mund të marrë vendin e Lenjanit, ndërsa Kace duhet ti japë gjeometri mesfushës, pas provës nën ton të Bashës.

Ndryshim edhe në sulm ku pas dyshes shtatlarte Cikalleshi-Balaj, mund të provohet Uzuni-Sadiku, por nuk përjashtohet edhe një Sadiku-Balaj, dy që njëri tjetrin e njohin mirë…

Në fushë do të zbresin gjithashtu për Grupin H Islanda dhe Turqia, që kërkojnë të vendosin pozitat komode për kualifikimin, ndërsa Franca, pas dështimit me Turqinë, mund të kurojë plagët në Andorra.

NDESHJET E KUALIFIKUESEVE
EURO – Qualification:: group C
20:45 Belarus ? – ? N.Ireland
20:45 Germany ? – ? Estonia
EURO – Qualification:: group E
18:00 Azerbaijan ? – ? Slovakia
20:45 Hungary ? – ? Wales
EURO – Qualification:: group H
20:45 Albania ? – ? Moldova
20:45 Andorra ? – ? France
20:45 Iceland ? – ? Turkey
EURO – Qualification:: group I
16:00 Kazakhstan ? – ? San Marino
20:45 Belgium ? – ? Scotland
20:45 Russia ? – ? Cyprus
EURO – Qualification:: group J
20:45 Greece ? – ? Armenia
20:45 Italy ? – ? Bosnia and Herzegovina
20:45 Liechtenstein ? – ? Finland



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *