• |
ide | kryesore

“Nuk fiton as me Conte”: ish-kampioni zikaltër demoralizon Inter

Sport



Nuk përdor lojëra fjalësh Christian Vieri. Ish-sulmuesi zikaltër ka bërë një analizë për kampionatin e ardhshëm, duke nisur nga Inter i Antonio Conte: “Gaboni që mendoni se Inter duhet të ndalojë Juventus, bardhezinjtë janë shumë përpara e zikaltrit duhet të mendojnë të shkojnë në Champions. Nuk i duhet vënë presion lojtarëve duke folur për titullin. Conte është një trajner i madh, e shoh mirë tek Inter”.

PËR ICARDI — Vieri nuk mund të mungonte opinionin e tij për një qendërsulmues tipik, ashtu si luante edhe vetë, por vetëm ka dhënë vlerësimin e tij për Mauro Icardi, duke shpjeguar se për lëvizjen e ardhshme të klubit nuk është i informuar: “Nuk di asgjë për të ardhmen e argjentinasit, lexoj vetëm gazetat. Të shohim cfarë duan të bëjnë. Por ai nuk diskutohet, është një finalizues fantastik. Lukaku? Èshtë i fortë, një nga qendërsulmuesit më të mirë në botë”.

JUVENTUS I SARRI— E pamundur të mos i kërkosh mendim për Juventus: “Skuadra është shumë e fortë, Sarri do ti japë lojën e tij, për këtë ndryshuan trajner. Bardhezinjtë duan të dominojnë edhe në Europë, do të duhet kohë, por loja do të vijë. Më vjen keq por mbetet fakti se Inter, Milan, Roma e Napoli nuk e fitojnë dot kampionatin”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *