• |
ide | kryesore

Raptors kampion për herë të parë: titulli që ndryshon Nba…

Sport



Gjithcka në një natë. Ndeshja e 6 e Oakland trondit panoramën e Nba. Toronto e Kanadaja festojnë titullin e parë në histori, Golden State qan fundin e një epoke e pjesa tjetër e kampionatit ëndërron trashëgiminë. Pikërisht kështu, sepse vera e lojtarëve të lirë tani po ndryshon skenar, pas dëmtimeve të Kevin Durant e Klay Thompson.

KD35 do të mbetet edhe një tjetër vit në Baia për të rikuperuar frakturën në tendinën e Akilit, ndërsa gjysma tjetër e Splash Brothers është përballë një hendeku me lesionin në ligamente për të zhdukur. Kështu, Golden State duhet të ridizenjojë projektin, ashtu si në fakt Toronto, nëse Kawhi Leonard duhet të largohet. Me Durant të ndaluar për dëmtim e Lebron drejt 35 vjetëve, kaliforniani është dukshëm lojtari më i mirë i Nba. Mund të qendrojë në Kanada ose të zgjedhë mes katër skuadrave që janë gati të bëhen urë mes New York e Los Angeles.

E vetmja siguri është se do të mbulohet me dollarë. Ndërkohë, Lakers po përpiqen të sigurojnë Antony Davis për të dytën herë në sezon, ndërsa Kyrie Irving duket i joshur nga dritat e Grande Mela, ndoshta në një lagje si Brooklyn. Në këtë panoramë Zion Williamson, zgjedhja e parë absolute në draftin e ardhshëm, do ta nisë karrierën e tij në New Orleans, por natyrisht pa AD. Është vera e ndryshimeve. Nba po fillon një epokë të re.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *