• |
ide | kryesore

Juventus dyfishon ofertën për de Ligt: Psg provon me një ofertë super

Sport



Duket se janë vetëm Juventus e Psg në garën për të marrë Matthijs de Ligt. Mbrojtësi i ri hollandez i Ajax dukej i destinuar prej kohësh për të veshur fanellën e Barcelonës, por ndërhyrja e kampionëve të Italisë e të Francës i ka ngrirë të gjithë. Blaugrana i kanë prezantuar një kontratë prej 6 milionë euro në sezon, nga ana tjetër Juve e ka gati dyfishuar, duke e cuar në 10 milionë, ndërsa Psg e ka ekzagjeruar edhe më shumë duke shkuar në 12. Shifra, që Barça nuk dëshiron ti shpenzojë për një djalosh me talent, ende jo 20 vjecar.

Në Spanjë janë të bindur se Bartomeu nuk do të përmirësojë ofertën e tij dhe në këtë pikë i takon lojtarit të vendosë nëse do të prezantohet në Camp Nou, Stadium apo Parc de Prince sezonin e ardhshëm. “Problemi me de Ligt është përulësia” bëjnë të ditur në Katalonjë. Përulësi që i mungon sipas tyre kapitenit të Ajax. “Faji”, ndoshta, i agjentit të tij Mino Raiola. Pikërisht për këtë, duke parë raportet e mira me drejtuesit e Juventus e kontaktet e fundit me Psg, de Ligt mund të luajë në krah të CR7 (që i kërkoi të transferohej në Itali) ose Neymar, më tepër se me Messi. Megjithatë nuk është e thjeshtë, sepse në total bëhet fjalë për një operacione kompleksiv prej 100 milionë mes kartonit dhe pagesës.

Për këtë de Ligt nuk është objektivi i vetëm i Paratici për mbrojtjen. Është kthyer në modë emri i grekut të Romës Kostas Manolas. Mbrojtësi mund të vijë me një këmbim, ku Higuain shkon në kryeqytet për të marrë vendin e Dzeko, i destinuar për Inter. Klauzola e Manolas, mbi të cilin është edhe Milan, është 36 milionë euro, e njëjta shifër që në Torino kërkojnë për Pipita, që duket se do të largohet nga Chelsea, sidomos me ikjen e Sarri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *