• |
ide | kryesore

Tirana:Torassa, Batha e Kale vishen bardheblu, ka një frenim për Koliçin

Sport



Një sezon si ai që sapo u mbyll, Tirana nuk ka ndërmend ta përjetojë më, ndaj ka nisur me shpejtësi punën për të ndërtuar skuadrën që të jetë e aftë të konkurojë për objektiva të rëndësishëm. E gjitha sigurisht që niste nga tekniku Ardian Mema, asnjëherë në dyshim, por asnjëherë i konfirmuar, deri të enjten, kur akordi mes palëve u bë zyrtar. Kjo ishte pritja e nevojshme për të nisur merkaton, me orientimet pikërisht të Memës mbi lojtarët për të cilët ka nevojë, duke nisur nga supermarketi Flamurtari, që me problemet që ka, i ka hapur oreksin jo vetëm bardhebluve.

Torassa e Kale janë sugjerimet e teknikut, që mendon Ngo’o në qendër të sulmit dhe në këtë mënyrë kompleton vijën e parë offensive. Për amerikano-latinët është pothuaj e mbyllur dhe mungon vetëm firma, ndërsa për mesfushën Idriz Batha është pika mbi të cilin do të ndërtohet reparti. Ish-lojtari i Partizanit është fare pranë akordit dhe në ditën e fundit palët janë afruar shumë mes kërkesës dhe ofertës aq sa trajneri Ardian Mema është i sigurtë se do ti ketë lojtarët së shpejti në dipozicion.

24 herë kampionët kanë insistuar edhe për Enea Kolicin, duke parë problemet e shfaqura nga Abibi sezonin e kaluar, por bisedimet kanë pësuar një frenim, me bardheblutë që kërkojnë të investojnë në një mbrojtës, duke parë si zgjidhje Ilion Likën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *