• |
ide | kryesore

Vrau biznesmenin grek, kapet pas 7 vjetësh në arrati 29-vjeçari shqiptar

Lajme, Të fundit



Policia greke e Evrotas ka vënë në pranga një shtetas shqiptar, 29 vjeç, i cili rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për një vrasje të kryer me paramendim në Shqipëri shtatë vjet më parë, në 4 tetor të vitit 2012. Në një njoftim të lëshuar për mediat, Policia shpjegon se shqiptari arratisur ndodhej i fshehur në Greqi, në shkelje të ligjit të emigracionit.

Dokumentacioni në ngarkim të 29-vjeçarit është referuar në prokurorinë e Apelit në Nafplion, e cila  është duke shqyrtuar mundësinë e ekstradimit të tij drejt Shqipërisë.

Shqiptari është një nga autorët e vrasjes së biznesmenit, Alexandros Stamatiadis (personi në foton qendrore), në banesën e tij në Kifissia. I akuzuari do të dërgohet para autoriteteve kompetente gjyqësore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *