• |
ide | kryesore

Qahet në Facebook vdekja e Ciro Ferrara e ai replikon: “Duhet të më duroni akoma…”

Sport, Video



“Ndonjë i cmendur në Facebook ka shkruar se Ciro Ferrara u nda nga jeta. Ciro Ferrara nuk ka vdekur akoma, kështu që doja të qetësoja miqtë, të afërmit dhe të gjithë ata që më ndjekin. Jam akoma këtu, duhet të më duroni”. Ish-mbrojtësi i Napoli, Juventus e Kombëtares italiane ka ndërhyrë me një postim në profilin e tij në Instagram për të mohuar me forcë fake news që qarkulloi në rrjet. E bëri pasi publikoi screenshot të lajmit fals të shpërndarë nga një përdorues në rrjetin social, shoqëruar nga një mesazh elokuent: “Paskam vdekur pa e ditur “… Ferrara është shfaqur i prerë në fytyrë por në fund përshëndeti ndjekësit e tij me një buqëqeshje, pavarësisht shakasë së shëmtuar që e bëri padashur protagonist.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *