• |
ide | kryesore

Napoli, dashuria e kthyer në urrejtje: shkulet pllakata e dedikuar për Sarri

Sport



Kalimi i Maurizio Sarri tek Juventus ka provokuar tërbimin e tifozëve të Napoli që e kanë shfaqur hapur inatin e tyre në rrjetet sociale. Madje dikush ka shkuar përtej me një gjest të shëmtuar. Në lagjen Bagnoli (në fasadën e pallatit ku Sarri ka lindur 60 vjet më parë) të kryeqendrës kampane është shkulur pllakata e dedikuar pikërisht për ish-teknikun e Napolit.

“Nuk kemi dashur të ngatërrojmë asnjëherë politikën e tifozllëkun, por na qan zemra kur lexojmë trishtimin e shumë personave, si ne, që kishin shprehur bindjen e tyre tek dikush për të vazhduar të besonin akoma tek futbolli. Një besim që thyhet rregullisht nga ligjet e merkatos”, lexohet në faqen e facebook të Laboratorio Politico Iskra.

Në komunikatë citohet madje edhe precedenti i Gonzalo Higuain, i pari tradhëtar (sipas tifozëve) në Napoli. Tani një goditje e rëndë, e dhënë nga Komandanti Maurizio, “arkitekti i bukurisë” si shkruante pllakata e vendosur në 2017. Vetëm dy vjet më parë, por tani duket se ka kaluar një përjetësi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *