• |
ide | kryesore

Basha: Nuk tërhiqemi nga largimi i Ramës, me krimin nuk ka negociata dhe marrëveshje

Lajme, Të fundit

“Pa largimin e Edi Ramës dhe të klikës kriminale që është sot në pushtet nuk do të ketë asnjë hap përpara”.

Janë fjalë të kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha në një konferencë për mediat pas publikimit të përgjimeve të BILD.

“Pa nxjerrë para drejtësisë të gjithë ata që nën drejtimin e Edi Ramës frikësuan, kërcënuan, dhunuan, vodhën dhe blenë votën e shqiptarëve nuk do ketë asnjë përparim. Unë dhe demokratët nuk mund të tërhiqemi dhe nuk do të tërhiqemi kurrë nga këto dy objektiva çliruese për Shqipërinë” – tha Basha që u shpreh se tashmë ishte edhe më i bindur për largimin nga parlamenti.

“Sot, më shumë se kurrë ne ndihemi të sigurt në drejtësinë e kauzës tonë, dhe të rrugës që kemi ndjekur. Ata që besonin se me këtë bandë grabitqare dhe kriminale në pushtet mund të dialogohej në Kuvend, mund të bëheshin reforma me konsensus, mund të përdoreshin rrugë institucionale, sot duhet të flakin tutje edhe iluzionin e fundit, që mund të kishin për metodën e bashkëbisedimit demokratik me Edi Ramën.

Sot është e qartë se largimi nga parlamenti dhe braktisja e zgjedhjeve farsë ishin vendimet e duhura. Pa asnjë mëdyshje. Qëndrimi në këtë Kuvend dhe pjesëmarrja në zgjedhje farsë do të na kthente në fasadë të pushtetit të krimit. Me krimin nuk mund të ketë dialog, nuk mund të ketë negociata dhe as nuk mund të bëhen lëshime. Ky është standard perëndimor. Unë dhe të gjithë demokratët do t’i qëndrojmë deri në fund këtij standardi: Me krimin nuk ka negociata dhe marrëveshje” – tha Basha.

12 Comments

  1. Rama Ik

    Ore ti fole tamam po i mbushet mendja popullit vezhderr socialist??

    Ata edhe bar hane edhe idealin se tradhtojne mjafton qe kryetari te na rroje.

    Basha ka te drejte, kriza eshte politike sociale dhe ekonomike dhe Rama eshte nyja qe lidh dhe inkriminon secilen .

  2. Bej cfare ke per te bere lul, se nuk i rruhet me njeriu kete vend. I ka rene bursa fare. Maqedonia e sheh me neveri; Europa do me i kthy vizat; 500 mije njerez iken; Integrimin e shohim me teleskop. Verja flaken kesaj rrenoje. Asnje nuk do humb gje, pervec mafiozeve dhe sklleverve te tyre ne politike.

    1. Ju vrisnit?
      Paske qene i vogel ne 2 Prill 1991 legen, e?
      Ne Shkoser me 2 Prill 1991 me Moz Ruçin Minister te Brendshem u vrane 4 vete, demonstrues!
      Ik qihu tani komunist kurve!

  3. Lulu behu burre nje here ne jete dhe shko paraqitu ne prokurori se po te pret FBI sqaro per cfare I more parate ruse,si I ke perdorur,pse muli bente si I forte ne diber,pse mziu mblodhi cecenet e tij dhe I dergoje ne diber,dhe cilet serbe ben pergjimin e kryeministrit,keshtu lan nje pjese te mekateve qe ke bere per 10 vjet ne pushtet

  4. Ti kerkon te nxjerresh para drejtesise ata qe kercenuan, dhunuan, vodhen, dhe blene voten e shqipetareve, ndersa Amerika kerkon te denohesh ti per lobime me kompani fantazma ruse me para te vjedhura per te fituar zgjedhjet.
    Me vjen keq por midis teje dhe Amerikes une do te perkrah Ameriken.

  5. Komentues rilindas qe flasin ne emer te Amerikes,Ose FBI..kundra ruseve….A jane te besushem?????keta pasardhes e nipa ,mbesa te diktatures e diktatoreve!!!!!!!!Turp.Mallkuar Kush disimformon

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu