• |
ide | kryesore

Berlusconi: “Më mungon Milan, Giampaolo bën lojë, ndërsa Sarri…””

Sport
silvio



Silvio Berlusconi kthehet të flasë për Milan i ftuar në prezantimin e librit të Arrigo Sacchi: “Kur mendoj atë skuadër, emocionet më pushtojnë akoma. Tani merrem me një tjetër skuadër, por po, më mungon Milan”. Ish-presidenti kuqezi promovon Giampaolo: “Më duket se pëlqen lojën e bukur, ka mentalitet ofensiv. E rëndësishme është që skuadra të kthehet të luajë një lojë sulmuese për të mundur kundërshtarët”.

Pikërisht për lojën sulmuese, Berlusconi kthehet të diskutojë Milanin e Gattuso: “Këtë vit mungoi shumë në goditjet finale, më erdhi keq. Rino ka dhënë shumë: si futbollist e person jam shumë i afeksionuar me të, si teknik kemi patur diskutime më faktin që nuk ishim në sintoni me modulin e lojës”. Do të shkojë më mirë me Giampaolo: “Punon me dy sulmues dhe një trekuartist”.

Lideri i Forza Italia zbulon se do ti kërkojë Scaroni të takojë teknikun e ri dhe dhuron një prapaskenë merkato: “Do ta shihja mirë Conte tek Milan, ne vëtë kishim menduar prej kohësh për të. Por Giampaolo funksionon mirë. Maldini e Boban si drejtues? I njoh si futbollistë të mëdhenj, nuk e njoh kapacitetin e tyre menaxherial”.

Asnjë koment edhe për Sarri-Juventus (“Allegri u largua pasi fitoi shumë, nuk ndodh shpesh. Por nuk e njoh personalisht Sarri përtë kuptuar nëse do të bëjë mirë apo keq”).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *