• |
ide | kryesore

Pas lëndimit, Daniel Craig rikthehet në shesh-xhirimin e James Bond

Paparazzi, Slider



Dëmtimi që Daniel Craig mori në muajin maj gjatë xhirimeve të “Bond 25”, ishte i rëndë dhe shkaktoi mjaft shqetësim. Por, aktori i famshëm duket se e ka marrë veten mjaft mirë dhe është gati të kthehet në shesh-xhirim.
Ai ka nisur stërvitjen në palestër, edhe pse këmben e ka ende me protezë mbrojtëse. “Bond 25” duket nuk nisi me këmbë shumë të mbarë: në fillim Craig që e lëndoi keq kaviljen gjatë një skene aksion në Xhamajka e pastaj një figurant u plagos gjatë një skene shpërthimi, ta realizuar pranë studiove Pinewood në Angli.
Kasti i filmit të shumëpritur përfshin emra të rinj për këtë seri, si fituesi i çmimit Oskar, Rami Malek, që do të jetë personazhi kryesor negativ, ndërsa rikthehen Ben Whishaw, Lea Seydoux, Naomie Harris e Ralph Fiennes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *