• |
ide | kryesore

Skandali i tradhëtisë Tristan-Jordy/ Si reaguan motrat Kardashian Jenner

Paparazzi, Slider



Më në fund kanë dalë reagimet e plota të motrave Kardashian-Jenner pas skandalit të tradhtisë së Jordyn Woods me Tristan Thompson.

Mëngjesin e parë pas skandalit, Khloe Kardashian duket shumë e tensionuar dhe kërkon përgjigje:

“Dua të di atë dreq të vërtete”, shprehet ajo para se të nisë t’ju bërtasë motrave.

Në ankth janë edhe Kim Kardashian, Kourtney Kardashian and Kylie Jenner, të cilat po kërkojnë me ngulm të dinë të vërtetën e lajmeve se Jordyn ishte parë duke u puthur me Tristan.

“Shoqja ime Larsa më telefonoi për të më shpjeguar se një gazetare që njihte, do të shkruante një histori se Jordyn dhe Tristan ishin në shtëpinë e tij deri në 7:00 të mëngjesit. Thonë që ata po putheshin”, shprehet Kim.

“Fola me Jordyn”, shprehet më pas nëna e True Thompson’s. “Është shumë e çuditshme ajo nuk më jep përgjigje. Ma tha: Ai po përpiqej të më puthte, por nuk e mbaj mend u puthëm apo jo”!

“Çfarë?!” bërtet Kourtney.

Ndërkohë shoqja më e ngushtë e Jordyn, Kylie shprehet se e gjithë situata është e çuditshme dhe se është hera e parë që dëgjon që mikja e saj ishte ulur në prehrin e kunatit.

https://www.youtube.com/watch?v=6YKdWlCDV3M



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *