• |
ide | kryesore

Trazirat për KZAZ-të/ Ministri i Brendshëm: Do shkrijmë disa struktura të Policisë Bashkiake

Arkiva



Ministri i brendshëm, Sandër Lleshaj, ka reaguar në lidhje me trazirat gjatë ditës së sotme në disa qendra të Komisoneve Zonale të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) në qarqe të ndryshme të vendit.  Lleshaj paralajmëroi shkrirje e disa strukturave të Policisë Bashkiake që sipas ministrit të brendshëm kanë dalë haptazi jashtë funskionit të tyre.

Në një deklaratë për mediat, Lleshaj tha se Policia e Shtetit do të reagojë në mënyrë proporcionale, ndërsa i ka bërë thirrje Policisë Bashkiake që të mos bjerë pre e përdorimit politik duke kryer akte të dënueshme.

Policia e Shtetit, po provokohet e po sulmohet në mënyrë të organizuar po përgjigjet me vendosmëri deri në fund. Kryesisht punonjës bashkish e polici bashkiake po gabojnë rëndë duke u përdorur si mish për top.

U bëj thirrje punonjësve publik, mos marrin mbi vete barra ligjore, për llogari të një grupit njerëzish që për interesa të tyre duan të marrin peng zgjedhjet.

Qeveria do marr masa të shkrijë disa struktura të Policisë Bashkiake që kanë dalë haptazi jashtë funskionit të tyre. Askush nuk do të tolorehet, mund të jetë pak po e sigurtë.”- tha Lleshaj.

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *