• |
ide | kryesore

“Sarri blasfemues”: De Laurentiis sulmon ish-teknikun e tij, “të shohim si do përshtatet”

Sport



Aurelio De Laurentis nuk arrin të fshehë mllefin që ka pas kalimit të Maurizio Sarri në pankinën e Juventus. Presidenti i Napolit, pikërisht në prezantimin e teknikut 60 vjecar tek bardhezinjtë, ka gjetur rastin ti përgjigjet pyetjeve në lidhje pikërisht ish-të preferuarit të tij. Krahasimi me Ancelotti sipas numrit 1 të klubit të kaltër do të shihet në fushë, ndërsa përmend kthesat si simbolikë të Sarri, pa i falur kthesën që mori drejt Torinos: “Ndryshimi mes Sarrit dhe Ancelotti? I pari është një njeriu i stadiumeve, i kthesave, një që i pëlqen tifozëve. Ançeloti është përkundrazi një krijues ndërmarrjesh, apo ndryshe sipërmarrës. Do të jetë edhe më e bukur të shihet kur Ançeloti të mundi Juven në fushë”, ka thënë De Laurentiis, duke përdorur kthesën e stadiumit, me dy kuptime.

Presidenti i të kaltërve ka sulmuar hapur edhe stilin, duke lënë të kuptohet se bardhezinjtë nuk kanë gjetur njeriun e stilit të tyre: “Sarri qëndron gjithnjë me tuta, britma dhe blasfemi, do të doja pikërisht të kuptoja se si do të përshtatet me stilin e skuadrës së tij të re”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *