• |
ide | kryesore

“Allegri është ndjerë i tradhëtuar nga Juventus e Agnelli”: ky është rrëfimi i mësuesit historik të livornezit

Sport



Një plagë ende e hapur. Kështu të paktën duket nga deklaratat e Giovanni Galeone, profesori futbollistik i Massimiliano Allegri, në lidhje me mbylljen e raportit mes teknikut livornez e Juventus, ekzaktësisht në 17 majin e kaluar. “U ndje i tradhëtuar, ndjen keqardhje në vecanti për Andrea Agnelli. Nuk e ka kaluar lamtumirën. E të mendosh se u bënë vite që i thosha të largohej”, është rrëfimi i ish-teknikut 78 vjecar në transmetimin “Fatto Quotidiano”.

Allegri nuk e ka marrë mirë vendimin e klubit për të ndryshuar udhëheqje teknike pas 5 viteve suksese në Itali e 2 finaleve të Champions League, pavarësisht fjalëve të thëna në konferencën për shtyp të 18 majit së bashku me presidentin Agnelli (“Ishte momenti i duhur për tu ndarë, një vendim në interest ë të gjithëve”).

Në pankinën bardhezi tani ulet Maurizio Sarri e mendimi i Galeone kunddrejt tij nuk është aspak i butë: “Bën pak rrëmujë, nuk është I përgatitur për disa situata; kur vitin e kaluar lexoja disa deklarata, mendoja nëse ishin të duhurat”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *