• |
ide | kryesore

Shpërbëhet banda italo-shqiptare, transportonin kokainë me fluturime “low cost”

Lajme



Në një operacion të ndërmarrë nga Antimafia e Romës, është shpërbërë një bandë italo-shqiptare e trafikut të lëndës narkotike të llojit “kokainë”, që transportohej nga Belgjika drejt Italisë nëpërmjet fluturimeve low cost.

Shtetasit shqiptarë të rënë në pranga janë Julian Tare, Bledar Shtembari dhe Renato Hasa. Sipas hetimeve, banda ka kryer transportin e drogës duke filluar nga viti 2016.  Sasia e drogës ndahej në doza dhe shpërndahej në tregun vendas nëpërmjet “korrierëve”.

Më së shumti, konsumatorët e porosisnin drogën nëpër shtëpi, apo klube nate, si: “Star Night” në Viterbo dhe “Canbepina Due Cigni”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *