• |
ide | kryesore

Kërkohej në Gjermani për kokàinë, i riu shqiptar arrestohet në Itali

Arkiva, Lajme, Të fundit
Itali



Një 24-vjeçar shqiptar, i kërkuar me urdhër arresti europian, ka rënë në prangat e policisë italiane. Karabinierët e Modenas kanë ekzekutuar urdhër arrestin e autoriteteve gjermane ndaj të riut shqiptar, i cili banonte në Modena.

Ai kërkohej pas një ngjarje të ndodhur në 13 shkurt, ku gjatë një kontrolli rrugor, në furgonin tip “Fiat Fiorino”, policia gjermani gjeti dhe sekuestroi 3.4 kg kokainë të fshehura.

Pas arrestimit, shqiptari është dërguar në burgun “Sant’Anna” në Modena në pritje të nisjes së procedurave të ekstradimit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *