• |
ide | kryesore

Xhelal Mziu: Do të zbatohet dekreti i Presidentit, në Kamëz nuk ka zgjedhje më 30 qershor

Lajme, Të fundit



Kreu i Bashkisë së Kamzës, ka bërë publike një letër dërguar Ministrit të Brendshëm, Prefektit të Qarkut Tiranë, Prezencës së OSBE-së si dhe KZAZ nr.27 dhe 28 përmes të cilës sqaron se nuk e njeh vendimin e KQZ për aq kohë sa dekreti i Presidentit është në fuqi.

“Komisioni Qendror Zgjedhor nuk ka tagër ligjor që të gjykojë mbi Dekretet e Presidentit për sa i përket datës së zgjedhjeve. Nëse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rezervat e tij ligjore për Dekretet e Presidentit, mund t’i drejtohet vetë kryesisht këtij institucioni (Presidentit)”, shkruhet në këtë letër.

Më pas letra vijon: “Zbatimi i Dekretit nr.11199, datë 10.06.2019 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë nga ana e qeverisjes vendore Bashkia Kamëz, është një detyrim ligjor dhe aq më tepër kushtetues.
Në mbështetje të plotë me Ligjin nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, është njoftuar KQZ-ja në zbatim të detyrimeve që përcakton Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë, përkatësisht me shkresat: nr.329 prot. datë 21.01.2019, Nr.386/1 datë 29.01.2019, nr.1410 prot., datë 18.03.2019, Nr.2728 prot. datë 21.05.2019 dhe Nr.2867/1 prot. datë 31.05.2019 dhe Nr. 3271 prot. datë 13.06.2019, ku ju kemi informuar për administrimin e procesit zgjedhor”.

Mziu deklaron se ana e institucionit të Bashkisë Kamëz dhe e tij personalisht është ndjekur e gjithë procedura ligjore për zbatimin e Dekretit të Presidentit.

“Duke vlerësuar kushtetushmërinë e këtij dekreti deklaroj se nuk do të ketë zgjedhje më 30 qershor 2019”, shkruhet në letrën e firmosur dhe vulosur nga Xhelal Mziu.



6 Comments

  1. Boje prov o xhelalo , se do ti kalosh nja 5 vjet nburg.
    Kokbole , mos u fry si karderr, se ta rrujne ma shum koken atje ke burgu.

  2. Ti je tamom burre I thua burgut hape me deshire,kur flet gjykata ju te salihut hani Karin mbyth,hallall burgum mzi

  3. Bravo Xhelal. Je frymezimi jone. Une jap dhe jeten qe ti te rrish akoma ne ate karrige. Po mban gjithe barren per protestat. Je partizani nr 1, per zbatimin e dekretit te presidentit. Ti kurre se ke shkelur ligjin. Ke jetuar me djersen e ballit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *