• |
ide | kryesore

Grupimi i Qendrës së Djathtë: Shqiptarët të mos bëhen pjesë e farsës së 30 qershorit

Lajme, Të fundit



Grupi i Qendrës së Djathtë i përbërë nga disa parti të opozitës (PR, PDK, PAA, LZHK dhe PBDNJ) , u është drejtuar përmes një deklarate për shtyp qytetarëve, duke u kërkuar që të mos bëhen pjesë e procesit zgjedhor më 30 qershor.

Në deklaratë theksohet se Shqipëria pas tre dekadash, rrezikon të humbasë pluralizmin politik. Sipas grupimit, zgjedhjet e 30 qershorit janë antidemokratike, antikushtetuese dhe në shkelje të hapur me dekretin presidencial.

Njoftimi i Grupimit të Qendrës së Djathtë:

Të nderuar qytetarë, si rrallëherë në këto tri dekada, vendi ndodhet në një udhëkryq të rrezikshëm që kërcënon një arritje të shenjtë për çdo popull: Pluralizmin politik.

Në kundërshti totale me ligjin dhe me dekretin e Presidentit, tashmë të botuar në fletoren zyrtare të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuesit e ‘Rilindjes’ vijojnë moskokëçarës projektin e tyre për zgjedhje monopartiake.

Fasada institucionale me të cilën kanë veshur kapjen e tri pushteteve, legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor, po përdoret për të simuluar ligjshmërinë në sytë e qytetarëve shqiptarë dhe të huaj.

Përballë kësaj organizate, vlerat morale të së cilës u shpalosën qartë në sytë e gjithë botës nga përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane Bild, e vetmja alternativë është qëndresa qytetare.

Për këtë arsye, Grupimi i Qendrës së Djathtë, në unison me opozitën e bashkuar, i bën thirrje qytetarëve shqiptarë të mos bëhen pjesë e procesit farsë të 30 Qershorit dhe të refuzojnë me neveri votime antikushtetuese dhe antidemokratike.

Ne inkurajojmë Aleancën Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë të vijojë misionin e saj legjitim, për të bërë, as më shumë dhe as më pak sesa atë që bëjnë të gjithë popujt liridashës, nga të cilët ne frymëzohemi kur demokracia është në rrezik!



9 Comments

  1. Nuk eshte aventure politika o Lulzim idioti. Ke gabim ne cdo drejtim , je pergjegjesi kryesor i shkaterrimit te PD -se.
    Largohu sa me pare nga mehdihoxhet dhe ilir metet qe po te terheqin prej hunde

  2. shqiptaret le te vendosin vet ca te bejn. nuk jan dele qe te presin urdhra, nuk jan te gjith shpellar pa kok.

  3. me keq se ’97 ska qen ndonjehere vendi. kush ka pergjegjesin kryesore per ate vit e dime te gjithe. boll na hapet barkun se sna rruhet me kari per tepsin tuaj. doni ta shpetoni vendin? doni te beni nje te mir per vendin? dorzoni te gjith gjen e vjedhur dhe shperndajani vendit. beni rrefinim ne propurori te gjith ju ne ate tavolin, shkoni beni ato vite burg qe ju takojn sipas merites, jepni shembullin e mire te vetsakrifices. filloheni nga vetja e ta shifni sesi populli pastaj do ta kap perbythe ramen e ta bashkoj ne burg me ju. doni gjak qe te ruani gjen e vjedhur e te zgjasni doren prap te tepsia po kush rron me shpat, nga shpata do vdesi.

    1. 18:31,shume sakte shoku,respekte!le te lajne njehere mekatet e veta keta qe na predikojne demokraci por qe kane 30 vjet qe pa i votuar as grate e tyre perfitojne poste dhe kane bere namin duke vjedhur,pastaj do i vi radha edhe Rames,ama le te fillojme nga keta..

  4. shife me ca surreter do me bo republiken e re keta. shifini mire keta surreter. keta shushunja qe kan 30 vjet qe u jan qepur shqiptareve si dhelpra pas boleve te dashit. keta kerma e vjeturina komuniste qe duan te bejn republiken e re me mentalitet te vjeter.

  5. SA VOTA KANE TE GJITHE KETA SE BASHU ? E BEJNE BJE DEPUTET ?
    O BASHA MERRI VETE FRENAT E LOJES SE KETA JANE SI SHUSHUNJAT .
    SHKOJNE ME OFRTUESIN ME TE PARE , DAVA KURVASH .

  6. Të marrësh vendim ekstrem (si lënia e mandateve) presupozon që veprimet që do bësh pas duhet të jenë ekstreme jo mblidh një popull të tërë për tu thënë broçkulla në bulevard duhet ta drejtosh drejtë një revolucioni të vërtetë edhe qoftë që shkon në burg ky quhet lider.
    Prandaj o Lul liro krahun

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *