• |
ide | kryesore

Del komunikata e “Venecias”: Shkarkimi i Metës mund të mos jetë i justifikueshëm

Lajme, Të fundit

Komisioni i Venecias ka dalë në konkluzionin se shkarkimi i presidentit të Republikës, Ilir Meta, lidhur me vendimin e tij për anulimin dhe shtyrjen e zgjedhjeve vendore, mund të mos jetë i justifikueshëm.

Edhe nëse Presidenti mund të ketë tejkaluar kompetencat me shtyrjen e zgjedhjeve lokale, shkarkimi mund të mos justifikohet.”- shkruhet në komunikatën e Komisionit të Venecias për raportin përfundimtar mbi kushtetueshmërinë e dekretit të Metës për lokalet.

Sipas ekspertëve të “Venecias”, ndonëse Meta mund të ketë vepruar përtej kompetencave të tij kushtetuese, ka indikacione se “veprimet e tij mund të mos kenë qenë të një natyre që mund të justifikojnë shkarkimin”. “Në sfondin e një procedure aktuale të shkarkimit të presidentit shqiptar, Ilir Meta, për shtyrjen e zgjedhjeve lokale përtej mandatit elektoral të autoriteteve lokale, ekspertët e Këshillit të Evropës në Komisionin e Venecias konkludojnë se ndërsa Presidenti mund të ketë vepruar përtej kompetencave të tij kushtetuese, indikacione se veprimet e tij mund të mos kenë qenë të një natyre që mund të justifikojnë shkarkimin”, thuhet në komunikatë

Në këtë kontekst, nënvizohet thirrja e kreut të shtetit për dialog dhe besimi i shprehur prej tij se shtyrja e zgjedhjeve mund të kontribuonte në gjetjen e një kompromisi midis partive. “Ekspertët nënvizojnë thirrjen e Presidentit për dialog dhe besimin se shtyrja e zgjedhje mund të kontribuonte në një kompromis midis partive. Ata theksojnë mungesën e sfidimit të dekreteve të Presidentit përpara një gjykate.

Për më tepër, zgjedhjet lokale nuk kanë të njëjtin status kushtetues si zgjedhjet parlamentare. Ekspertët thonë se edhe nëse Kuvendi do të përcaktonte seriozitetin e shkeljeve, kjo nuk duhet domosdoshmërisht të çojë në shkarkim, duke marrë parasysh fuqinë e seancave plenare të Kuvendit për të marrë parasysh qëllimet e tjera kushtetuese, siç janë mbajtja e kontrolleve dhe ekuilibrave dhe stabiliteti në vend.”- vërehet në komunikatë.

Më tej, në komunikatë theksohet gjithashtu se presidenti nuk mund të shtyjë zgjedhjet pa arritjen e konsensusit politik, por gjithsesi, vihet në dyshim nëse ky akt përbën një shkelje serioze.“Në opinionin e miratuar sot, i cili është bërë me kërkesë të kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, Komisioni i Venecias thekson se Presidenti shqiptar nuk mund të anulojë zgjedhjet pa konsensus politik. Edhe në rastet e emergjencave shtetërore, si lufta apo katastrofat natyrore, Parlamenti duhet të miratojë një legjislacion ‘ad hoc’ për të shtyrë zgjedhjet.

Në përgjigje të krizës politike në vend dhe bojkotit elektoral nga disa parti të mëdha politike, Presidenti fillimisht anuloi dhe më pas i shtyu zgjedhjet lokale. Edhe nëse Parlamenti mund të konfirmojë se Presidenti ka tejkaluar kompetencat, Komisioni i Venecias vë në pikëpyetje nëse kjo është e një karakteri të tillë sa të provojë shkelje serioze”, shkruhet në vijim.

Komunikata mbyllet duke theksuar se pavarësisht vendimit të Kuvendit për shkarkimin ose jo të presidentit, vendimi përfundimtar i takon Gjykatë Kushtetuese. “Nëse Kuvendi do të vendoste në favor të shkarkimit, në fund do t’i takonte Gjykatës Kushtetuese, e cila aktualisht nuk funksionon, të konfirmojë nëse vendimet e Presidentit janë shkelje ‘serioze’ që do të justifikonin shkarkimin e tij”, përmbyllet komunikata.

Ndërkohë, mësohet se raporti përfundimtar do të publikohet të hënën.

8 Comments

  1. Si fjalimet absurde te Fatos Nanos dikur: “Pamjaftueshmeria insuficiente e pamundesise per besueshmeri luajale mund te mos jete ekskluzivisht e lejueshme per te mos interferuar ne legjitimitetin aktual sipas parashikimeve te amendamenteve kushtetutese….”

  2. nuk eshte mendimi perfundimtar. mendimi perfundimtar del te henen. pse nguteni o njerez. kjo eshte vetem permbledhje koncentrat e dy relatimeve paraprake per dy ceshtje, me verjtjen qe pse eshte publikuar me perpara se duhet. prisni te henen.

  3. Troc,ka shkelur kushtetuten ne anullimin e dates se zgjedhjeve,nuk I han njeri zbukurimet e lapsit dhe syrit te Qimit

  4. Mund të qortohet opozita që bëri veprimin ekstrem të dorzimit të mandateve, por sigurisht që Komisioni i Venecias nuk meret me shkaqet që e detyruan opozitën ta bëjë këtë.
    Mund të qortohet presidenti që nxori dekretin e shtyrjes së zgjedhjeve, se “shtyrja” nuk është e parashikuar në Kushtetutë, por a kishte parashikuar kushtetuta që Rama të ribëjë votime njëpartiake si në kohën e Dullës ?
    Fundi i fundit, për çdo ngjarje të dyshimtë, për të ndëshkuar “fajtorin” për pasojat, llogjika normale ta thotë që duhen analizuar shkaqet.
    Është e vërtetuar tashmë publikisht , ndonëse as prokuroria e as gjykatat e kapura nga Rama, nuk respektuan kodin penal të ndëshkimit të atyre që abuzojnë me zgjedhjet, se këto abuzime flagrante i kanë bërë pikërisht ato persona që Rama i ka caktuar , njerin kryetar të komisionit të ligjeve (Ulësi Manja) e tjetri kryetar i komisionit për reformën zgjedhore (Damian Gjiknuri)
    Komisionit të Venecias kryetari Kuvendit Gramoz Rruçi, i drejtoi pyetjet pasi kishte vendosur shkarkimin e Metës (me shumicë votash), nëse ai ka shkelur apo jo Kushtetutën.
    Edhe në variantin paraprak, Komisioni i Venecias pat deklaruar që tejkalimi i kompetencave për presidentin, nuk përbënte ndonjë shkelje të rëndë që mund të çonte në veprimin e nxituar për ta shkarkuar ate.
    Në këtë raportim të fundit, ky vlerësim thuhet më kjartë nga ai komision.
    Në fakt, nëse do të kishim një parlament normal, me deputetë normalë, duhej ngritur një komision hetimi për Manjën, Gjiknurin e Ramën e jo për presidentin, që doli mbi të dy krahët e politikës shqiptare me qëllimin e shmamgjes së krizës politike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu