• |
ide | kryesore

Kean arma për të arritur De Ligt: Juventus mendohet, por vendos Raiola

Sport



Mathijs De Ligt është objektivi fiks i Juventus dhe për të marrë kapitenin e Ajax, një nga pjesët më të kërkuara në merkaton europiane, nga klube të rëndësishme, bardhezinjtë janë gati të bëjnë edhe ndonjë sakrificë. Tratativa për 19 vjecarin e Hollandës është futur në fazën e nxehtë, por Heshtarët më shumë se tek cmimi e kanë dëshirën tek një këmbim me emrin e Moise Kean që kthehet në vëmendje. Sulmuesi i ri bardhezi i intereson shumë Ajax e Paratici po vlerëson nëse do ta përfshijë për të ulur cmimin prej 70 milionë euro.

Kean vjen nga Europiani Under 21 ku më tepër u bë protagonist për ngjarjet jashtë fushës, që sollën edhe penalizimin nga tekniku Di Biagio. Talenti i tij në fushë nuk diskutohet, por lë për të dëshiruar karakteri. Bardhezinjtë nuk duan ta humbasin këtë potencial, por janë përpara një dileme. I takon Raiola ta zgjidhë duke qenë se është menaxheri si i De Ligt ashtu dhe Kean e ka raporte të shkëlqyera me Juventus e Ajax. Për kampionët e Italisë zgjidhja më e pëlqyer do ishtë të mos e humbiste plotësisht kontrollin mbi të ardhmen e sulmuesit, ndoshta duke përfshirë të drejtën e riblerjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *