• |
ide | kryesore

Cakaj: Shqipëria nuk duhet të bëjë hapa pas për interesa partiake

Lajme, Të fundit



Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, u shpreh gjatë konferencës së përbashkët me homologun hungarez, Peter Szijjarto, se Shqipëria nuk duhet të bëjë hapa pas për interesa partiake, por duhet angazhim për interesin kombëtar.

Në lidhje me zgjedhjet e 30 qershorit Cakaj u shpreh se duhet t’i jepet përparësi agjendës europiane të vendit para çdo llogaritjeje politike.

Në konferencën e përbashkët për shtyp Cakaj falenderoi Hungarinë për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën e saj të integrimit.

“Gjatë gjithë kësaj periudhe me Ministrin Szijjarto kemi zhvilluar një cikël takimesh që kanë përfunduar me nënshkrimin e disa marrëveshjeve dhe jemi në proces shqyrtimi të mundësive të reja të bashkëpunimit,” tha Cakaj.

 



7 Comments

  1. O padhosh mos e rruj se naltmadhnia e tij ka thone qe eshte gjithmone 3 hapa para. Problemi i vetem per ty o sumce eshte se a do ta perballosh dot dhimbjen ketu apo do shkosh ne kosove

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *