• |
ide | kryesore

Datë e re zgjedhjesh, kriza mbetet

Kryesore, Lajme



Presidenti Ilir Meta bëri sot lëvizjen e radhës. Ai dekretoi një datë të re zgjedhjesh, 13 Tetorin. Vendimin Meta e njoftoi gjatë një konference të jashtëzakonshme për mediat. Vendimi i tij erdhi pas takimeve që zhvilloi sot me kryetarin e PD, Lulzim Basha, krerët e partive të koalicionit opozitar si dhe ambasadorët e vendeve të BE, ndërsa kryeministri Edi Rama refuzoi ftesën.

Kreu i shtetit gjatë konferencës për shtyp dhe edhe shpjegimet e veta përse e kishte marrë këtë vendim. Sipas tij dy janë arsyet.

Për t’u dhënë mundësi të gjitha partive politike që të marrin pjesë në një proces gjithëpërfshirës zgjedhor. Dhe së dyti, në mënyrë që Shqipëria të marrë dritën jeshile për çeljen e negociatave, së bashku me Maqedoninë e Veriut, gjatë mbledhjes së BE e cila përkon vetëm pak ditë pas këtyre zgjedhjeve.

“Duke zgjedhur 13 tetorin si datën më të shpejtë për të garantuar zgjedhje gjithëpërfshirëse për të gjithë ata që duan të marrin pjesë dhe për të dhënë një mesazh pozitiv për një vendim pozitiv nga Këshilli i vendeve të BE”, tha Meta.

Por kreu i shtetit nuk dha garanci nëse opozita do të hynte në zgjedhje më 13 tetor.

“Duhet t’ju siguroj se nuk mund të detyroj askënd të marrë pjesë në mënyrë të pavullnetshme në zgjedhje, askënd. Detyra ime si president i republikës dhe si i vetmi institucion në kushtetutën e vendit është të jap mundësinë të gjithëve të reflektojnë, të bëhen pjesë e procesit, të heqin dorë nga axhendat e ngushta maksimaliste dhe duke qenë se është objektiv kombëtar i gjithë forcave politike anëtarësimi në BE të sillemi në mënyrë evropiane, në këto orë, ditë dhe pak muaj që kanë mbetur”- tha Presidenti.

Pas vendimit të Metës reagimi i Ramës ishte i menjëhershëm.

“A ju thashë prisni çmendurinë e dytë? Tani thjesht mëshirojeni! Data e nxjerrë nga filxhani i revolucionit imagjinar është një NULLUM ABSOLUTUM Dhe QUOD NULLUM EST NULLUM PRODUCIT EFFECTUM???? 30 QERSHORI ESHTE E VETMJA DATE ZGJEDHJESH”, shkruajti Rama në Twitter.

Këtë reagim Metës ia njoftuan gazetarët gjatë konferencës për shtyp. Në këtë moment Presidenti i bëri thirrje kryeministrit për reflektim.

“Unë shpresoj në reflektimin e të gjithëve. Se cili është qëndrimi i Ramës është i tiji në raport me paqen sociale. Axhenda ime nuk është Rama ik, por Edi reflekto! Jo provokime të një shteti paralel. Ju kujtoni se unë jam kaq i pashpresë që ai nuk do të reflektojë?! Kemi orë, kemi ditë. Sepse të gjithë shqiptarët janë të shqetësuar”, u shpre Meta.

Për datën e re të zgjedhjeve deri më tani s’ka reagim nga opozita. Eshtë e paqartë se cfarë do të ndodhë në 30 qershor dhe pas tij. Të gjithë janë para një të panjohure të madhe. Pavarësisht se kemi një datë të re zgjedhjesh, kriza mbetet sërish. Edhe nëse opozita futet në zgjedhje më 13 Tetor, por me Ramën Kryeministër, atëhere bie kauza e saj e djegies së mandateve, protestat dhe gjithcka tjetër ka thënë deri më tani. Kushtet e opozitës janë largimi i Ramës, qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme.

Edhe 13 tetori duket se nuk zgjidh asgjë në kushtet kur Rama nuk tërhiqet nga 30 qershori. Por edhe nëse Rama e pranon si datë dhe opozita hyn në zgjedhje me të në krye të qeverisë atëhere zhbëhet i gjithë aksioni i saj opozitar i deritanishëm. Opozita s’ka hall shtyrjen e zgjedhjeve, por largimin e Ramës dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare.

©LAPSI.al



22 Comments

  1. Pse beni sikur nuk e kuptoni? Ky eshte nder hapat e funsit ne rrugen per largimin e Rames. Tani nuk mbetet gje tjeter vetem qe Rama te filloje luften

    1. Ik ore se le nam, ska gjykate kushtetuese dhe sillesh sikur te jeni perendia vete.Shume po e kruan me amerikonin dhe BE.Ne burg do te perfundosh shume shpejt.Drejtesia vonon por nuk harron.

  2. Keshtu eshte kur banalizohet kushtetuta dhe institucioni i presidentit kthehet ne karagjoz. Eshte e percaktuar qe data e zgjedhjeve e cila eshte nje here ne kater vjet nderkohe qe ne Tetor jemi ne vitin e peste. Presidenti foli ne menyre politike dhe nuk dha asnje argument juridik per caktimin e nje date te re se ku mbeshtetet. Kjo eshte nje super tallje.

  3. Jo po thoni po deshet qe nuk e qetesoi situaten Meta. Te gjith tani jan te qet dhe te gezuar. KETA E KAN MARE SERIOZISHT KETE PUNE… O NA CMENDIN TE GJITH O PLASIN.

  4. KY DUHET TE REFLEKTOJE VETE SE PO KALON NGA HAJVANLLIKU NE HAJVANLLIK .
    KY NUK DINE NESE BASHA MERR APO JO PJESE , PO AS RAMEN NUK E DINE E ATEHERE PSE I SHTYNE ZGJEDHJET ? KY ME DUKET NUK DINE NESE MURGESHA DO HYJE APO NUK DO HYJE NE ZGJEDHJE , BILE KY MURGESHEN KA 2 MUAJ QE NUK E KA TAKUAR .

  5. Shtyrja e dates tallje. Shperndarja mendoj jo. I japin kohe njeri tjetri . Tomat dhe xherrat qe dalin ne fund te perqafuar .kur nginjen mire.keta kur dalin te meren me punen per te cilen ne i paguajme ne te vetete dalin per te luajtur shah me njeri tjetrin . Sponsorat tashme dihen.

  6. Kishte nje muaj qe fariu dhe qimi si keshilltaret e jashtem te metes ne tv e ndryshme e kishin thene se data e zgjedhjeve do te ishte 13 tetori,lind pyetja pse meta mori trute e fariut dhe qimit per kete date?

  7. POLITIKE DHE POLITIKANE KURVA .
    KETA MBULOJNE MUTIN ME NJE MUT AKOMA ME TE MADH
    DHE POPULLI HEROIK DHE I PERULUR RRI E PRET NE RADHE ME LUGE NE DORE .
    O POOOOOOOOOOOOOOPUUUUUUUUUUULL
    O POOOOOOOOOOOOOOPUUUUUUUUUUULL
    O POOOOOOOOOOOOOOPUUUUUUUUUUULL
    ZGJOHU , BOLL NDENJTE I NENSHTRUAR . MERRI SIKUR NJE HERE TE VETME FATET E TUA NE DORE
    REVOLUCION KUNDER TE GJITHE KASTES SE POLITIKANEVE QE PO TE VJEDHIN DHE XHVASIN DITE PER DITE , MINUTE PER MINUTE . BEHU ZOT I VETES O POPULL .

  8. Fjala e urte popullore nuk ka dale kot-Dridhe Like-neser vjen ketu ne Vlore psiko skizofreni te beje gjilperen ne psikiatri se ja hoqe trurin ketij drogaxhiut e kalove ne vete vrasje .Nejse ne avantazh eshte se e ka filluar fushaten qe ne Janar ka kohe deri ne Tetor te beje fushate ky njeriu me te meta mendore pale na del dhe Spiropilla e Skenderbeut dhe thote kush do i organizoi zgjedhjet ne Tetor,se po te mos jete kjo dhe langaraqet e kuq nuk organizohen zgjedhjet.

  9. O Stalin per cfare semundje shkoi Sala te kurohet ne Austri? Nje mik i imi demokrat me njohje te rrethit te Sales 2 dite para se ai te nisej ne Austri me tha se javen e fundit ka patur nje depresion galopant. Si kompetent i opozites qe je a thua te jete e vertete!?

  10. Saliu do ju haje te gjitheve .Kujdes nga overdoza drogaxhinjte e ridhjerjes . Na paske mik ndonje demokrat te -Patozit-dhe Rudines te Fatmira Hajdarit me duket dhe te informuakan ata .Saliu i mbushi ditet e perendise por hapni syte se do ju iki per dhjame qeni -psiko skizofreni -edvin-

    1. o Stalin a iku Rama se na ke ca karin me muaj te tere, erdhi fundi erdhi fundi. Keshtu eshte kur Lulushi yt ben opozit per pazare dhe ti me shok i beson.

  11. Ju lutem mos i ofendoni stalinin ,arin ,nerin etj pasi keta lloj kokeloqesh jo vetem na argetojne me bythqimnllikun tipik te servilit partiak por na tregojne se cfare mendesie perfaqesojne ne raport me kulturen ,shtetin ,arsimin etj .

  12. Rrofte RIPJEDHJA
    Rrofte KALLAM DESHTAKU
    ZMJ
    MJERE RILINDASIT MIOPE

    Shqiperia po perparon drejt “demokracise”
    Ekonomia po lulezon droga po shteron?

  13. Z. Shkullaku dhe z. Bushati. Si ka mundesi qe me hiqni te drejten e komentit dhe lini ca legena te perhershem te komentojne lloj lloj pallavrash. Apo ju rrofte programi qe ju identifikon IP. Po pse more nuk na lini te shprehemi dhe lini ca lango te komentojne te njejtat batuta cdo dite. Dhe pastaj dilni e thoni qe lapsi nuk fshin komente…keni te drejte…thjesht nuk lejon te njejtin person. Apo duhet me pas VPN robi me komentu te faqja juaj. Nejse lerini langot te komentojne se vetem per artikuj politike flasin…per ndonje kazus mjedisor ose social komentet jane 0 dhe kjo tregon injorancen e pjeses derrmuese te komentuesve tuaj te b….si dhe deshiren tuaj per klikime. Tung

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *