• |
ide | kryesore

Gjendet 39 kg kokainë në avionin e Presidentit të Brazilit

Lajme, Të fundit



Presidenti i Brazilit njihet për aksionet e tij të forta dhe premtimet për zero tolerancë në trafikun e drogës, por mesa duket se Jair Bolsonaro duhet që këtë ta nisë nga enturazhi i tij.

Një pjesëtar i stafit të tij u arrestua pasi në bagazhet e tij në avionin e nisur për në samitin e G20 që do të mbahet në Japoni u gjetën 39 kg kokainë. Droga u zbulua gjatë një ndalese në Seville të Spanjës. Personi u arrestua me akuzën e trafikut të drogës dhe pritet që shumë shpejt të dalë para gjykatës.

Mediat braziliane zbuluan identitetin e 38-vjecarit Silva Rodrigues, ushtarak me gradën toger. Arrestimin e tij e konfirmoi edhe ministria e Mbrojtjes.

Vetë Presidenti i Brazilit tha se kishte angazhuar ministrin e mbrojtjes të bashkëpunonte me autoritetet spanjolle për zbardhjen e rrjetit të trafikut. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Pse dhe jasht shtetit paska drog?
    Luli na thot qe ajo ndodhet ketu te narkoshteti. Dhe se kur te vi ai fjala drog nuk do egzistoj me, vetem Lazarat.

    1. Humor burgu ishte ky?
      Dallimi i TE GJITHE presidenteve e kryeministrave te botes me KETE TUAJIN eshte se ata e denoncojne, e hetojne dhe e luftojne trafikun e mundshem te drogave……
      Kurse ky JUAJI eshte te, sic e deklaron vete, “DO E RIBËJA”!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *