• |
ide | kryesore

“Nuk ka prova”/ Gjykata liron protestuesit e 11 majit

Lajme, Të fundit

Partia Demokratike deklaron se gjykata ka liruar 13 qytetarë të arrestuar pas protestës së 11 majit. Sipas PD-së, Gjykata i la të lirë pasi nuk ka gjetur prova. PD kishte deklaruar më herët se ata janë të burgosur politikë, që mbahen në burg pa asnjë provë.

“Gjykata liron të arrestuarit e protestës së 11 Majit. Nuk ka prova. Pas 1 muaj burg, sot Gjykata la të lirë edhe 13 qytetarët që u mbajtën në burg, pa asnjë provë e fakt, për pjesëmarrjen në protestën e 11 Majt! Pasi i kishte lënë 1 muaj kohë që të sillte prova për 13 qytetarët e arrestuar nga Policia, prokuroria u dorëzua. Ajo përpara gjykatës sot se ato ishin mbajtur në burg pa asnjë provë! PD kishte deklaruar më herët se ata janë të burgosur politikë, që mbahen në burg pa asnjë provë”, – deklaron PD.

2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu