• |
ide | kryesore

“Policia në këmbë”, DW: Heshtje zgjedhore në Shqipëri me incidente të mosbindjes civile

Lajme, Të fundit

Shqipëria përballet me situatë të paprecedentë! Dy data zgjedhjesh, heshtje zgjedhore si edhe mosbindje civile. Rreziku i akteve të dhunës është i pranishëm, prandaj policia po angazhohet maksimalisht.

3,5 milionë qytetarë shqiptarë, që figurojnë në listat përfundimtare të zgjedhësve të publikuara nga Ministria e Brendshme mund të marrin pjesë të dielën, (30.06.2019) në Lokalet 2019. Burime nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëjnë me dije për DW, se në 61 bashkitë që ka në total në Shqipëri janë ngritur 5417 qendra votimi.

Situatë e paprecedentë – zgjedhje në 13 tetor?

Në Shqipëri të shtunën (29.06) filloi heshtja zgjedhore që përfundon të dielën, më 30 qershor bashkë me mbylljen e kutive të votimit. Por zgjedhësit shqiptarë janë të ndarë, si asnjëherë më parë në këto 3 dekada të sistemit demokratik, postkomunist. Mbështetësit dhe simpatizantët e Partisë Demokratike (PD) dhe opozitës së djathtë, që ka dalë jashtë parlamentit, në protesta për të larguar kryeministrin Rama dhe rrëzuar qeverinë e tij nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit.

Në Lokalet 2015 elektorati i djathtë, opozitar përbënte  48% të gjithë votuesve që morën pjesë në to. Sondazhet flasin për pjesëmarje të elektoratit të majtë dhe të mbështetësve të partive opozitare parlamentare të krijuara së fundmi, por që burojnë nga PD dhe LSI, dy partitë në krye të opozitës jashtë parlamentare.

Por zgjedhësve shqiptarë iu ofrua edhe një datë e re për të votuar: 13 Tetori 2019.  Këtë datë e caktoi me dekret Presidenti Meta, dy ditë më parë, ( 27.06) pas një dekreti të mëparshëm në fillim të këtij muaji, që anuloi 30 qershorin si datë zgjedhjesh, me argumentin e krizës politike dhe shmangies së zgjedhjeve njëpartike.

Të dyja dekretet e qershorit u konsideruan “nul” nga KQZ dhe Kolegji Zgjedhor, Gjykata më e Lartë për Zgjedhjet në Shqipëri, pasi u gjykuan si antikushtetuese. Zgjedhjet më 13 tetor nuk i pranon as opozita jashtë parlamentare. Lideri i saj Basha deklaroi, se nuk merr pjesë në zgjedhje pa u larguar kryeministri Rama dhe rrëzuar qeveria e tij.

SHBA dhe BE kanë pranuar 30 qershorin si datë të zhvillimit të Lokaleve 2019 dhe njëzëri ftojnë qytetarët të marrin pjesë në votime. Por Presidenti Meta u bën thirrje qytetarëve të mos shkojnë pasi data 13 tetor, e dekretuar prej tij është data e zgjedhjeve që ka ligjshmëri. Një çoroditje e madhe për qytetarët shqiptarë!

Incidente dhune në Dibër

Heshtje zgjedhore me incidente dhune

Mosbindja civile, e zgjedhur si strategi nga opozita jashtë parlamentare për të pamundësuar 30 qershorin, ka sjelllë incidente edhe të shtunën, ditën e heshtjes zgjedhore. Policia ka arrestuar 15 qytetarë në Dibër që sulmuan dy qendra  votimi dhe ku policia përdori gaz lotsjellës. Në Bashkinë e Mallakastrës, janë mbyllur 21 shkolla që KQZ i ka miratuar për të qenë qëndra votimi dhe janë arrestuar tëdyshuarit që e kanë bërë këtë akt. Në Pukë ka protesta para Komisionit Zonal për Administrimin e Zgjedhjeve,(KZAZ). Efekti domino mund të shfaqet në 27 bashkitë që ka fituar opozita në zgjedhjet lokale 2015. Rreziku i akteve të dhunës është i pranishëm.

Policia në këmbë

Sipas të dhënave nga Policia e Shtetit në ngjarjet e dhunshme ndaj KZAZ në nivel kombëtar janë përfshirë 250 autorë nga të cilët 59 janë arrestuar, 138 ndiqen në gjendje të lirë dhe 53 janë shpallur në kërkim. Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht për të garantuar procesin e votimit më 30 qershor. Albert Dervishaj, drejtor i Rendit Publik në Policinë e Shtetit në një deklaratë për mediat bën me dije angazhimin e  7779 punonjësve të policisë, ku  5876 prej tyre do të ruajnë objektet zgjedhore në të gjithë Shqipërinë. Deklarata bën me dije se Policia e Shtetit ka refuzuar edhe kërkesat e partive politike që kërkojnë të zhvillojnë protesta në ditën e votimit, pasi kjo është në shkelje të Kodit Zgjedhor.

„Protestat dhe tubimet  më  29 dhe 30 Qershor 2019, data që përkojnë me periudhën e “heshtjes zgjedhore”, janë të kundërligjshme dhe të dënueshme nga ligji penal. Ato  konsiderohen vepra penale, që cënojnë të drejtat kushtetuese dhe ligjore të zgjedhësve apo personave për të ushtruar të drejtën e votes. Këto vepra penale kanë si masë dënimi atë me burgim nga një deri në pesë vjet”, thekson deklarata. DW

 

4 Comments

  1. KETA VOTIME JANE TE PA PRANUESHME JEMI SI NE VITIN 1945 NDOSHTA DHE ME KEQ. SHQIPTARET SDUHET TA LEJOJNE E BASHKE ME SHQIPTARET DHE UNE .

  2. Ne vitin 1945 votohej me gogla dhe te pakten ishin dy kutija, pro ose kunder. Sot ke vetem nje kandidat dhe dhe vetem nje kuti per kandidaten, ke vetem nje parti ne liste dhe vetem nje kuri. Ke 3.5 milione votues ne lista dhe do dalin 4.6 milione votues. Ne fakt ky numer i madh votuesish do kopjohet nga zgjedhket e vitit 1996 ku u terhoqen komisioneret e PS dhe kutite u mbushen nga militantet e PD dhe numri i votuesve arriti ne 135%. Por ka edhe dicka, pas 1996-es arriti 1997.

  3. O zagar i pa emer por neser o rob qire me nje kandidat ,komisioneret jane te gjithe morrat e kuq ,pederastet ,autiket.Me shume se gjysma nuk do votojne kur te mbushin kutite ,te hedhin firma neper listat e votuesve dhe kur te pelcasi n kutite nga fletet dhe -Ridhjerja te fitoje me 150 % dhe te kene votuar qe nga femijet e djepit dhe ata qe kane vdekur para 10 vjetesh ..

  4. O Dukati nga Vlora. Se pari duhet te mesosh te shprehesh, se dyti duhet te mesosh te lexosh dhe te kuptosh. Me 2 dhjetor ’45, ka patur me shume mundesi per zgjedhje. Votimi behej me gogla dhe kishe 2 mundesi, mund ta hidhje tek kutia e frontit ose tek kutia tjeter qe ishte kunder frontit. Sot ka vetem nje mundesi, nje flete votimi, nje emer dhe nje kuti. Me vjen keq qe me duhet te ta shpjegoj, por keto jane hapa prapa edhe ne krahasim me ’45-en. Shembullin e ’96 e mora per te rreguar se cfare do te thote te kete votime moniste dhe per te shpjeguar se ka vetem nje ndryshim, nese atehere kutite u mbushen pasi komisioneret e majte u larguan, neser kutite do jene te mbushura qe ne oren 7:00. Prandaj terhiqi ata fyerje se nuk ia shaj robte askujt pasi me mire e vras tjetrin se sa t’i prek familjen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu