• |
ide | kryesore

“Blue Panorama” anulon fluturimin: Pasagjerët lihen në mes të rrugës

Lajme, Të fundit



Kompania ajrore “Blue Panorama” ka anuluar këtë të diel fluturimin e parashikuar nga Tirana për në Genoa dhe anasjelltas. Kanë qenë disa pasagjerët që kanë kontaktuar në redaksinë e lapsi.al të cilët të revoltuar janë shprehur se nuk kanë marrë asnjë informacion nga kompania për shkaqet e anulimit.

Ata kanë kanë pritur me orë të tëra në aeroportin “Nënë Tereza” dhe në aeroportin “Cristoforo Colombo”, por të gjithë numrat e kompanisë rezultonin të padisponueshëm. Pasagjerët thanë se kishin prenotuar prej muajsh biletat dhe tashmë nuk kanë asnjë të dhënë nëse do të kryhet fluturimi apo biletat do të rimburësohen. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Disa kompani low-cost qe mbulojne linjat Shqiperi-Itali kane nje mungesi te theksuar serioziteti ne dem te shtetasve Shqiptar. Keto nderrojne oraret, ditet, si edhe i kancelojne sipas qefit edhe pa asnje pergjegjesi.
    Kush i vrojton kto operatore? Kush e mbron konsumatorin Shqiptar? A ka ndonje institucion Shqiptar qe punon?!! Turp!

    #ngrihushqiptar #reago

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *