• |
ide | kryesore

Incidentet në zgjedhje reagon Prokuroria e Përgjithshme

Lajme, Të fundit



Pas mbylljes së procesit të votimit ka dalë edhe një deklaratë e Prokurorisë së Përgjithshme. Ajo thotë se në zgjedhje pati 3 incidente dhe 2 të arrestuar.

Deklarata

Sipas informacionit që u administrua gjatë datës 30 Qershor 2019, deri në përmbyllje të procesit të votimit, nga Prokuroritë pranë Gjykatave të Rretheve Gjyqësore dhe Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, rezulton se numri i përgjithshëm i çështjeve të regjistruara për vepra penale që prekin zgjedhjet e lira në funksion të fushatës së zgjedhjeve vendore të datës 30 qershor 2019, është gjithsej 3 (tre) procedime penale me 2 (dy) persona të arrestuar. Më konkretisht:

1. Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, ka regjistruar1(një) procedim penal në ngarkim të 1(një) personi të arrestuar,i dyshuar për kryerjen e veprave penale të“Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”, “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të parashikuara nga nenet 326/a/1,329/2 dhe 278/1tëKodit Penal.Akoma nuk është dhënë masa e sigurimit nga gjykata.

2. Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, më datë 30 Qershor 2019 ka regjistruar, 1 (një) procedim penal në ngarkim të 1(një) personi të arrestuar, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”, mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 326/a/1-22 i Kodit Penal. Akoma nuk është dhënë masa e sigurimit nga gjykata.

3. Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, ka regjistruar 1(një) procedim penal pa autor,për veprën penale të “Shkatërrimit të pronës me eksploziv”, parashikuar nga nenei 152 i Kodit Penal, pasi rreth orës 00:30, në njërën nga klasat e shkollës ku ishte caktuar një qendër votimi,është hedhur një sasi e dyshuar si lëndë eksplozive.

Kurse, Prokuroritë e tjera pranë Gjykatave të Rretheve Gjyqësore si dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda kanë njoftuar se deri në këto momente nuk kanë të regjistruar procedime penale lidhur meveprat penale që prekin zgjedhjet e lira dhe çdo shkelje që lidhen me zgjedhjet e 30 qershorit.



8 Comments

  1. Kujdes se mos ka ndonje pergjim qe na kompromenton shoket e partise. Futini sa me thelle neper sirtare dhe nje kopje udheheqjes per efekt shantazhi.

  2. O po cbehet me rastin gazetes Bild .
    Nga 15 % ketu u mbushen mire kutite per ta ngritur ne 22 %. Keto shihni mire juve.
    LOJA MBAROI. PERENDIMI ME NE FUND HAPI SYTE.

    1. Deklarate artistike nga duar artistesh te prokurorise ?????

      Analfabet funksional -arta artistja dhe dhe ekipi i saj artistik dhe pompoz????

  3. Po ata qe paguajne para per votime dhe u kapen me kamera, ata qe shperndane miell me furgona per votime, ata mesazhet qe dolen per kercenime a do te verifikohen nga PPP, apo vetem keta dy-tre veta qe tentuan te prishin zgjedhjet. Ua se harrova, po rritja e numrit te votuesve me mbi 100 mije veta brenda ores se fundit te votimeve a do te hetohet, apo ishte urdher i partise dhe i byrose se saj politike? Te flasin pak edhe per keto se pastaj na dalin Sanco Pancot (jame te pakten tre te tille) se bashku me Dylqinjen e Tobozes dhe na bejne moral.

  4. Kujdes me hetimet se jua vjedhin keta te PD dhe ia cojne Washington Post-it, se me Bild-in ia hodhet me sa duket

  5. se mos kapni ndonje rilindas se e dini vete ku fluturoni pastaj. Deklaro voten hapur se je dhe prokurore e pergjithshme.

  6. Kur PDja te çliroje vehten nga Sali Berisha dhe te behet prape partia e shqiptareve, nga veriu ne jug, atehere PDja do te fitoje besimin e Shqiptareve, votat e tyre dhe zemren e tyre. Sikur eshte, me mire te zhduket fare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *