• |
ide | kryesore

Çfarë po ndodh/ Shtohet kultivimi i “bimës së ndaluar”, e konfirmon kryeprokurori (video)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Në vitin 2019, “bima e ndaluar” njohu një lulëzim të madh në Shqipëri , duke rikthyer këtë fenomen shqetësues për punën e prokurorisë. Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela në prezantimin e raportit vjetor të institucionit që ai drejton u shpreh para deputetëve të Komisionit të Ligjeve se problematike, situata është në disa qytete.


“Kemi vënë re një rritje të fenomenin e kultivimit të narkotikëve në Krujë, Vlorë, Gjirokastër, por edhe ndoshta Shkodra”, tha kryeprokurori.


Për këtë situatë të krijuar mungon një analizë e policisë së shtetit dhe prokurorisë për të parë se ku kanë çeduar institucionet në parandalimin e fenomenit.

“Unë po ju them sot se nuk ka sot një dokument, le të themi zyrtar, të përpiluar nga policia e shtetit apo nga prokuroria për të analizuar shkaqet reale, se përse ky fenomen ka ndodhur. Unë e kam parë si një të dhënë shqetësuese dhe patjetër që do të jetën një nga prioritet e veprimtarisë 2020”, tha kreu i Prokurorisë së Përgjithshme.

Në vitin 2018 në të gjithë prokuroritë e rretheve u regjistruan 292 procedime, ndërsa në 2019 numri u dyfishua në 628 procedime, ose e thënë ndryshe rritje me 115 %.

Lista e qyteteve problematike për kultivimin e kanabisit vazhdon të kryesohet nga  Kruja ku janë 242 raste ose 39 % i totalit të rasteve. Ajo ndiqet nga Vlora me 80 raste, Shkodra 56, Gjirokastra 54, Fieri dhe Tirana 29 dhe Berati me 23 procedime.

 

6 Comments

  1. opoziten e mban peng evropa duke e manipuluar menderisht. ktu do jemi keta do i puthin doren njeri tjetrit rama basha meta sala, e gjitha ne kurrizin tim dhe tendin nqs je pa te ardhme

  2. Konstatohet rritje e kultivimit te narkotikeve-thote keyeprokurori.

    Shko pyete Edi Ramen se ai po miraton ligjin per legalizim.

    Shtet rrumpalle!

    1. dava kryeprokurori nga zona qe shquhet

      o me kapele o me dele

      nuk ka perparim me frymen qe ka fut rama ne shoqeri dhe shtet, shteti plot me njerez me skeda penale denime ne gjithe boten

      krim, kanabizimi, korrupsion

      per ti qi rracen

  3. Po ky Kryeprokuror,kujt ja kerkon ate dokumentin zyrtar qe Policia nuk ja paska derguar?Ja kerkon Lleshit,Balles, Cucit (kunat+baxhanak+turli orgji),apo policeve te Portokallise?Pse nuk e denoncon ne prokurori ,ky Kryeprokurori i Shqiperise,ate kryepolicin e Rilindjes,apo e pret ta beje kete denoncim Opozita e Pozites se Kryeprokurorit?

  4. PSE DUHET QE NJE PIS TE NA THOTE JA GJURMET , KUR NE KEMI KOHE QE E SHOHIM ME SYTE TANE UJKUN ? SOT E MORI VESH KY I DREJTESISE (SI DRAPER) ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu