• |
ide | kryesore

Soreca shkon në zyrën e kryeprokurorit Çela: Luftoni krimet në të gjitha nivelet

-Instant, Lajme, Të fundit



Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca këtë të martë ka zhvilluar një takim me prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çela.

Soreca përmes një postimi në rrjetin social Twitter, shkruan se në këtë takim me kryeprokurorin në 2qendër të diskutimit ka qenë pavarësia dhe profesionalizmi i hetuesve janë thelbësore për të luftuar krimin në të gjitha nivelet.

“I kënaqur të takoj PP Çela për të diskutuar vazhdimësinë e punës dhe sfidat e fazës së re të Reformës në Drejtësi. Pavarësia & profesionalizmi i prokurorëve janë thelbësore për të luftuar krimin në të gjitha nivelet. E rëndësishme përqendrimi në hetimet financiare mbi pastrimin e parave dhe të rritja e vëmendjes ndaj evazionit fiskal. Rezultatet e para për konfiskimin përfundimtar të pasurive të paligjshme duhet të konsolidohen. Përgëzova PP për punën e bërë & konfirmova mbështetjen e BE në nivelin teknik & financiar, për zyrën e tij”, shkruan Soreca.

https://twitter.com/LSorecaEU/status/1409845539034873857



5 Comments

  1. Prokurori i Pergjithshem sikur nuk ka as kompetence a juridiksion per te hetuar krime ne te gjitha nivelet. Se psh krimet e renda tani i menaxhon SPAK qe eshte “special” dhe nuk e qeth per te tjeret. Ky Soreka duket komplet injorant.

  2. Po ky cpune ka tek Prokurori pergjithshem apo dhe ky si Kimete Camacakizi vine verdalle kot sa per sy e faqe

  3. PO KETA JANE VETE KOKA E KRIMIT O SOREKA .
    TI E DINE SHUME ME MIRE SE NE SE E KE KALUAR NE KURRIZIN TEND ,
    POR TANI JE POLITIKAN DHE JO PROKUROR , PRANDAJ DHE MBAN ANEN E KETYRE KURVAVE

  4. salltanetet ne zyren e Çeles dhe rrogat e majme qe i paguajme ketyre me borxhe te renda s’kane gjase te na shperblehen as se afermi as se largu nga ‘drejtesia’. I marrin paradhenie pa prodhuar cfare ju takon te japin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *