• |
ide | kryesore

Prokurori i Përgjithshëm kërkon nisjen e hetimeve nga ILD për 3 prokurorë të Dibrës

-Instant, Lajme, Të fundit



Prokuroria e Përgjithshme i ka kërkuar Inspektorit të Lartë të Drejtësisë nisjen e procedurës së inspektimit për hetimin e shkeljeve individuale të kryera në ushtrimin e detyrës për prokuroren Belina Zeneli dhe prokuroren Xhoana Mehmetaj në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër. Ky hetim vjen pas konstatimit të veprime të ndërmarra nga dy prokuroret, të cilat mund të përbëjnë zvarritje të rëndë të veprimtarisë procedurale, si dhe shkelje të dispozitave ligjore urdhëruese të Kodit të Procedurës Penale.

Pjesë e këtij inspektimi kërkohet të jetë dhe veprimtaria drejtuese e drejtuesit të prokurorisë Rifat Kojku, për mënyrën se si janë ushtruar kompetencat e dhëna nga ligji Nr 97/2016, në lidhje me masat e marra nga ana e tij, për të parandaluar situatën e krijuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër.

 



1 Comment

  1. Është ndërshkim për Lulzim Bashën dhe PD për ti thënë ose me mua kundër Amerikës ose me Amerikën kundër meje. Është një nga makthet se mos PD nuk i qëndronte afër.

    Berisha është dënuar përjetësisht nga SHBA bazuar në fakte dhe ky është qëndrim që ka marrë fund, është dënuar si vrasës, si hajdut dhe nuk i ikën ky dënim.

    Kjo është për të gënjyer ata 30 veta që kishin shkuar aty ta dëgjonin. Këto janë emocione momenti dhe makthe të PD që do të gënjejë militantët që ka ende njohje. Problemi është që ky është vendim i gjatë dhe PD do të varroset bashkë me Berishën”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *