• |
ide | kryesore

Zhytet në liqen dhe zhduket: futbollistja kosovare e Young Boys Florijana Ismaili nuk gjendet në Como

Sport



Florijana Ismaili, 24 vjecarja mesfushore e kapitene e Young Boys është turistja e zhdukur të shtunën në liqenin e Komos. Lajmin se bëhet fjalë për lojtaren e përfaqësueses së Zvicrës, me origjinë kosovare, e ka dhënë vetë klubi i Young Boys. “Policia po vazhdon kërkimet – lexohet në komunikatë -. Jemi shumë të shqetësuar, por nuk i kemi humbur shpresat që gjithcka do të shkojë mirë. Jemi në kontakt të ngushtë me familjarët e kërkojmë mirëkuptim nëse nuk japim informacione të mëtejshme për momentin”.

Kërkimi për futbollisten kosovare ka rinisur në mëngjes, ndërsa policia vazhdon të hetojë. Sipas një ndërtimi të parë të ngjarjes, Ismaili, së bashku me një mike, ka marrë një barkë në Musso, është larguar nga bregu e rreth orës 16.00 është vendosur në radë, ashtu si shumë varka të tjera. Në një moment Florijana është hedhur në ujërat e Lario. Duke mos e parë të dalë në sipërfaqe, shoqja e saj e ka marrë si shaka, por me kalimin e minutave e ka kuptuar se dicka kishte ndodhur dhe ka nisur të thërrasë emrin e shoqes. Vajza ka marrë menjëherë numrin e urgjencës: “Ju lutem më ndihmoni, shoqja ime është hedhur në liqen prej pak minutash dhe është zhdukur”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *