• |
ide | kryesore

Skuka në Antalia, debutimi pasnesër kundër Cluj: prezantohet Ismaili, por Shehi ka edhe një kërkesë

Sport
Ismaili



Partizani sistemon radhët pas largimeve të Eros Grezdës, Victor Da Silva dhe Sabit Bilalit. Në Antalia për fazën përgatitore, të kuqtë kanë nënshkruar huazimin e Xhuljano Skukës nga Metz. Sulmuesi është bashkuar me skuadrën në Turqi dhe debutimin do ta bëjë pasnesër në miqësoren e fundit kundër Cluj. Po sot, kampionët në fuqi kanë prezantuar edhe mesfushorin Redon Ismaili, i ardhur nga Gjilani. Sidoqoftë, Orges Shehi ka kërkuar edhe një lëvizje të fundit në merkato.

Skuka ka kryer sot seancën stërvitore me pjesën tjetër të grupit. Goleadori i rikthyer pas një viti me fanellën e kuqe do të gjejë në sulm shokun e tij të repartit Carën, me të cilin ka një feeleng të mirë në fushë. Sidoqoftë, pasi ka pranuar huazimin 6 mujor në kryeqytet, 25 vjecari duhet të rigjejë sa më shpejt formën. Lojtari ka ekzaktësisht një vit pa luajtur me rregullsi dhe kjo mund ta kondicionojë në fushë. Shehi, sidoqoftë, do mundohet ti japë mundësinë Skukës të punojë qetësisht, edhe pse kohët shtrëngojnë me kampionatin që nis javën e ardhshme.

𝐙𝐘𝐑𝐓𝐀𝐑𝐄, 𝐑𝐄𝐃𝐎𝐍 𝐈𝐒𝐌𝐀𝐈𝐋𝐈 𝐕𝐈𝐒𝐇𝐄𝐓 𝐈 𝐊𝐔𝐐

Partizani me kënaqësi njofton arritjen e marrëveshjes me mesfushorin Redon Ismaili. 21 vjeçar, i cili së fundmi ishte pjesë e Gjilanit, ka firmosur me kampionët në fuqi një kontratë dyvjeçare. Djaloshi ka si opsion rinovimin edhe për një tjetër sezon. Ismaili, pjestar i përfaqësueses U-21 të Kosovës, i është bashkuar ekipit në fazën përgatitore që po zhvillohet në Antalia të Turqisë.

Nuk mbaron me kaq në fakt sepse Shehi ka kërkuar edhe një lëvizje të fundit në merkato. Duhet një sulmues tipik krahu, edhe pse është vështirë në këtë dritare merkato, të gjendet një lojtar me parametrat që kërkon Partizani.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *